Të gjitha zhvillimet, MINUTË PAS MINUTE - gjithçka ndodhi gjatë dhe pas përpjekjes për atentat ndaj Donald Trump
- 14/07/2024 22:38-Pyetjet të cilave Shërbimi Sekret duhet t’u përgjigjet – në lidhje me ‘dështimin për të ndaluar njeriun që u përpoq të vriste Donald Trump’
- 14/07/2024 20:32-Menaxheri i fushatës së Trump zbulon pse ish-presidenti lëvizi kokën përpara se plumbi i personit të armatosur “t’i çante” veshin
- 14/07/2024 18:06-Gazetari i verbër i BBC-së përshkruan momentin kur ‘disa të shtëna’ u qëlluan në turmë gjatë tentativës për vrasjen e Donald Trump
- 14/07/2024 17:05-Kush ishte personi i armatosur që tentoi të vriste Donald Trumpin?
- 14/07/2024 17:01-Melania Trump thyen heshtjen pas tentativës për vrasjen e Donald Trump
- 14/07/2024 16:40-Telefonata mes Trump dhe Biden ishte "e shkurtër dhe respektuese", thonë burimet
- 14/07/2024 15:38-Rrëfimi i dëshmitarit që thotë se kishte paralajmëruar agjentët e Shërbimit Sekret për sulmuesin, disa minuta para se të fillonin të shtënat
- 14/07/2024 15:27-Trump u qëllua me pushkë gjysmë-automatike
- 14/07/2024 14:17-Fotografia që tregon se si plumbi fluturon pak centimetra larg kokës së Trumpit
- 14/07/2024 13:22-Publikohen momentet e fundit të sulmuesit, para se të qëllohej nga agjentët e Shërbimit Sekret
- 14/07/2024 12:26-Çfarë dihet për personin e armatosur, viktimat dhe hetimin
- 14/07/2024 10:52-Begaj për atentatin ndaj Trump: Dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike
- 14/07/2024 10:44-Lëvizja e Trumpit që ia shpëtoi jetën para se të qëllohej nga sulmuesi 20-vjeç
- 14/07/2024 10:41-“U qëllova nga një plumb në veshin tim të djathtë”, Trump del me deklaratë pas atentatit
- 14/07/2024 10:36-Vjen reagimi i fëmijëve të Trumpit pas atentatit ndaj babait të tyre
- 14/07/2024 10:30-Osmani dënon atentatin ndaj Trump: Dhuna politike është e papranueshme kudo
- 14/07/2024 10:23-Atentati ndaj Trump, reagon Rama: Kjo është një tragjedi për botën demokratike
- 14/07/2024 10:22-Kurti dënon atentatin ndaj Trumpit: Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen paqësisht
- 14/07/2024 10:12-Sulmuesi i Trumpt ishte regjistruar si votues Republikan, i cili kishte dhënë donacion prej 15 dollarësh për një grup të lidhur me Demokratët
- 14/07/2024 09:35-Snajpersiti reagon menjëherë, neutralizon sulmuesin e Donald Trumpit
- 14/07/2024 08:57-Momenti kur Trump qëllohet në vesh, pamje rrëqethëse
- 14/07/2024 08:37-Pas sulmit ndaj Trumpit, reagon Biden: Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune
- 14/07/2024 08:26-FBI zbulon identitetin e personit të armatosur që qëlloi drejt Trumpit
- 14/07/2024 07:42-Shërbimi sekret lëshoi një deklaratë pas të shtënave në tubimin e Trump
- 14/07/2024 07:30-Trump u dërgon një email të shkurtër mbështetësve: "Nuk do të dorëzohem kurrë!"
- 14/07/2024 07:27-Pamje që tregojnë Trump, për herë të parë pas atentatit
- 14/07/2024 07:22-Reagimet e udhëheqësve botërorë pas të shtënave nga të cilat u largua “i gjakosur” Donald Trump
- 14/07/2024 06:46-Disa imazhe të tjera të momenteve kaotike pas të shtënave me armë zjarri në një tubim të fushatës në Pensilvani
- 14/07/2024 06:43-Volodymyr Zelensky 'i tmerruar' nga të shtënat ndaj Trump
- 14/07/2024 06:40-Pushka dhe trupi i fotografuar në çati
- 14/07/2024 06:39-Të shtënat në tubimin e Donald Trump – dëshmitarët përshkruajnë ngjarjen
- 14/07/2024 06:20-Siguria në “Trump Tower” është rritur pas të shtënave
- 14/07/2024 06:16-FBI thotë se të shtënat ishin një atentat kundër Trump
- 14/07/2024 06:03-Fushata thotë se Trump "është jashtë rrezikut"
- 14/07/2024 06:01-Momenti i incidentit me armë zjarri – Donald Trump largohet i gjakosur nga tubimi
- 14/07/2024 06:00-Të shtënat në tubimin e Trump: Dy të vrarë, përfshirë sulmuesin dhe disa të plagosur
Gjatë një tubimi në mitingun e Donald Trump në Pensilvani, një sulmues qëlloi disa herë nga një "pozicion i ngritur" drejt skenës përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret.
Si pasojë, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një person në audiencë është vrarë dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike.
Trump thotë se u qëllua nga një plumb në veshin e tij të djathtë.
Ai falënderoi autoritetet e zbatimit të ligjit në fjalët e tij të para pas sulmit dhe shprehu tronditjen dhe ngushëllimet për të pranishmit e vrarë ose të plagosur.
Të shtënat janë duke u hetuar si një atentat.
Për të mësuar rreth të rejave rreth kësaj ngjarjeje, Telegrafi ju ka mbajtur të informuar, minutë pas minute.
14/07/2024 22:38-Pyetjet të cilave Shërbimi Sekret duhet t’u përgjigjet – në lidhje me ‘dështimin për të ndaluar njeriun që u përpoq të vriste Donald Trump’
Shërbimi Sekret i SHBA-së ka një detyrë – të mbrojë presidentët aktualë dhe ish-presidentët e SHBA-së.
Por ka të tillë që mendojnë se ata dështuan në mënyrë spektakolare kur u bë një përpjekje për të vrarë Donald Trump të shtunën.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
14/07/2024 20:32-Menaxheri i fushatës së Trump zbulon pse ish-presidenti lëvizi kokën përpara se plumbi i personit të armatosur “t’i çante” veshin
Këshilltari i lartë i fushatës së Donald Trump thotë se jeta e ish-presidentit u shpëtua nga vendimi i tij për të drejtuar kokën drejt ekranit në mitingun e tij në Pensilvani të shtunën.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
14/07/2024 18:06-Gazetari i verbër i BBC-së përshkruan momentin kur ‘disa të shtëna’ u qëlluan në turmë gjatë tentativës për vrasjen e Donald Trump
Një reporter i BBC-së ka përshkruar momentin që iu desh të shtrihej në tokë pas ‘disa’ të shtënave gjatë atentatit ndaj Donald Trump.
Për të lexuar rrëfimin e tij, klikoni KËTU.
14/07/2024 17:05-Kush ishte personi i armatosur që tentoi të vriste Donald Trumpin?
FBI e ka emëruar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si njeriun që besojnë se ka qëlluar ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Por çfarë dihet rreth tij?
Për të mësuar më shumë, klikoni KËTU.
14/07/2024 17:01-Melania Trump thyen heshtjen pas tentativës për vrasjen e Donald Trump
Melania Trump ka thyer heshtjen në lidhje me atentatin ndaj bashkëshortit të saj, Donald Trump.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
14/07/2024 16:40-Telefonata mes Trump dhe Biden ishte "e shkurtër dhe respektuese", thonë burimet
Një burim ka treguar për telefonatën e presidentit Joe Biden me ish-presidentin Donald Trump pas atentatit të së shtunës mbrëma.
Ai e përshkroi thirrjen midis rivalëve si "të mirë" dhe "të shkurtër dhe respektuese”.
Dy zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë e përshkruan thirrjen në mënyrë të ngjashme, por nuk pranuan të thonë më shumë për bisedën.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se Biden dhe Trump u kontaktuan të shtunën vonë me telefon, me presidentin që donte për të folur drejtpërdrejt me rivalin e tij.
Biden përsëriti pohimin e tij se nuk kishte vend apo tolerancë për dhunën politike dhe e siguroi Trumpin se po drejtonte agjencitë për një hetim të plotë.
Ndryshe, përveç telefonatës të së shtunës, dy burrat nuk kishin folur drejtpërdrejt prej vitesh. Ata ndërvepruan përmes moderatorëve gjatë debatit të muajit të kaluar në CNN. /Telegrafi/
14/07/2024 15:38-Rrëfimi i dëshmitarit që thotë se kishte paralajmëruar agjentët e Shërbimit Sekret për sulmuesin, disa minuta para se të fillonin të shtënat
Një burrë që ishte dëshmitar i tentimvrasjes së ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka treguar se si kishte paralajmëruar agjentët e Shërbimit Sekret për sulmuesin që ishte ngjitur në kulm të një objekti disa minuta para se të fillonin të shtënat.
Dëshmitari i tmerruar i identifikuar si Greg, i tha BBC-së se kishte parë vrasësin duke u ngjitur në kulmin e objektit në afërsi ku po mbahej tubimi në Butler të Pennsylvania, më shumë.
14/07/2024 15:27-Trump u qëllua me pushkë gjysmë-automatike
Donald Trump ishte qëlluar me pushkë gjysmë-automatike në tubimin e organizuar të shtunën mbrëmë, kanë bërë të ditur tre zyrtarë të lartë të forcave të rendit.
Personi që shtiu mbi ish-presidentin amerikan është 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, që shkrepi plumbat nga kulmi i një objekti, më shumë.
14/07/2024 14:17-Fotografia që tregon se si plumbi fluturon pak centimetra larg kokës së Trumpit
Një fotografi e re tregon më së miri, se sa afër ishte plumbi që ta vriste Donald Trumpin gjatë të shtënave që ndodhën në një tubim në Pennslyvania.
Trump ishte mbuluar në gjak nga plumbi që i goditi veshin e djathtë, kurse sulmuesi u identifikua nga FBI-ja, më shumë.
14/07/2024 13:22-Publikohen momentet e fundit të sulmuesit, para se të qëllohej nga agjentët e Shërbimit Sekret
14/07/2024 12:26-Çfarë dihet për personin e armatosur, viktimat dhe hetimin
Autoritetet amerikane të sigurisë kanë ndare detaje për pasojat e të shtënave, që ndodhën të shtunën mbrëma në një tubim elektor të Donald Trumpit në Butler të Pennsylvania.
FBI-ja ka arritur të identifikojë sulmuesin që u neutralizua nga Shërbimi Sekret. Bëhet fjalë për Thomas Matthew Crooks, 20-vjeç, që jetonte në Bethel Pak, Pennsylvania rreth 35 milje në jug të vendit ku ka ndodhur sulmi.
Ai ishte vrarë në vendin e ngjarjes, kurse sipas të dhënave publike ishte regjistruar si votues republikan, por që kishte dhënë një donacion për një grup të vogël të lidhur me demokratët në vitin 2021, më shumë.
14/07/2024 10:52-Begaj për atentatin ndaj Trump: Dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Begaj në një reagim në “X”, ka shkruar se e dënojnë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha llojet e dhunës politike.
“I pikëlluar kur mësova për atentatin ndaj Presidentit Donald Trump. I uroj Presidentit Trump shërim të shpejtë dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e një jete të pafajshme.
Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike, të cilat nuk kanë vend në demokraci”, ka shkruar Begaj. /Telegrafi/
14/07/2024 10:44-Lëvizja e Trumpit që ia shpëtoi jetën para se të qëllohej nga sulmuesi 20-vjeç
Një video e re tregon lëvizjen që Trump e kishte bërë që me gjasë ia kishte shpëtuar jetën, pasi plumbi që e goditi në vesh do të shkaktonte pasoja më të mëdha.
Gjatë tubimit në Butler të Pennsylvania, Trump u qëllua në vesh nga një sulmues tashmë i identifikuar nga FBI.
14/07/2024 10:41-“U qëllova nga një plumb në veshin tim të djathtë”, Trump del me deklaratë pas atentatit
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, së fundmi i shpëtoi një atentati gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani, SHBA.
Trump në rrjetin e tij social, Truth Social, ka falënderuar zyrtarët e zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta pasi ai u qëllua me një plumb që shpoi pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë, përpara se Shërbimi Sekret të neutralizonte personin e armatosur.
“Dua të falënderoj Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë Forcat e Zbatimit të Ligjit, për reagimin e tyre të shpejtë për të shtënat që sapo ndodhën në Butler, Pensilvani”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.
Klikoni KËTU për të lexuar lajmin e plotë.
14/07/2024 10:36-Vjen reagimi i fëmijëve të Trumpit pas atentatit ndaj babait të tyre
Atentati ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë një tubimi në Pensilvani, SHBA, ka shkaktuar reagime në mbarë botën.
Së fundmi, me anë të postimeve në rrjete sociale kanë reaguar edhe disa nga fëmijët e ish-presidentit.
“Faleminderit për dashurinë dhe lutjet tuaja për babanë tim dhe për viktimat e tjera të dhunës së pakuptimtë të sotme në Butler, Pensilvani”, shkroi Ivanka Trump në X.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
14/07/2024 10:30-Osmani dënon atentatin ndaj Trump: Dhuna politike është e papranueshme kudo
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donlad Trump.
Osmani në “X” ka shkruar se çdo lloj dhune politike kudo është e papranueshme dhe e dënojmë ashpër atë.
“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-Presidentin Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në mitingun e Pensilvanisë.
Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër atë”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/
14/07/2024 10:23-Atentati ndaj Trump, reagon Rama: Kjo është një tragjedi për botën demokratike
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë një tubimi më Pensilvani.
Në një reagim në “X”, Rama ka shkruar se kjo është një tragjedi për botën demokratike.
“Është shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur me disa të tjerë të plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike”, ka shkruar Rama.
Kryeministri shqiptar ka deklaruar se kjo ngjarje e tmerrshme duhet të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike.
“Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/
14/07/2024 10:22-Kurti dënon atentatin ndaj Trumpit: Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen paqësisht
sh-presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ishte cak i një atentati në një tubim në Pensilvani. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti në një reagim në “X” ka shkruar se bashkohet me liderët e tjerë botërorë në dënimin e atentatit ndaj Trump.
“Unë bashkohem me liderët e tjerë botërorë në dënimin e atentatit të tmerrshëm kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë atij dhe të tjerëve të plagosur dhe i dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së spektatorit të vrarë”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka shtuar se mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa përjashtime. /Telegrafi/
14/07/2024 10:12-Sulmuesi i Trumpt ishte regjistruar si votues Republikan, i cili kishte dhënë donacion prej 15 dollarësh për një grup të lidhur me Demokratët
Sulmuesi i armatosur thonë autoritetet amerikane të sigurisë që shtiu mbi ish-presidentin amerikan Donald Trump, ishte një 20-vjeçar i regjistruar si votues i Republikanëve i cili më parë kishte dhënë një kontribut të vogël – duke dhuruar një shumë parash për një grup të lidhur me Demokratët, thuhet në të dhënat publike.
Thomas Matthew Crooks jetonte në Pittsburg në periferi të Bethel Park, rreth 35 milje në jug të vendit ku realizoi të shtënat mbi Trumpin, më shumë.
14/07/2024 09:35-Snajpersiti reagon menjëherë, neutralizon sulmuesin e Donald Trumpit
Një video amatore shfaq momentin kur snajperisti i Shërbimit Sekret neutralizon sulmuesin e Donald Trumpit.
Derisa ish-presidenti amerikan ishte duke folur, dy agjentë të pozicionuar në kulmin e një objekti shtien mbi sulmuesin në Butler të Pennsylvania.
14/07/2024 08:57-Momenti kur Trump qëllohet në vesh, pamje rrëqethëse
14/07/2024 08:37-Pas sulmit ndaj Trumpit, reagon Biden: Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune
Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se “nuk ka vend në Amerikë për dhunë të tillë”, pas tentim vrasjes së Donald Trump.
“Është e tmerrshme”, tha ai në një konferencë për media në Delaware, ku menjëherë iu drejtua kombit pas sulmi që ndodhi në një event të Trumpit në Pennslyvania.
Shërbimi Sekret amerikan ka konfirmuar se i dyshuari “kishte shkrepur disa plumba” nga kulmi i një objekti, ku po mbahej një tubim i Trumpit, më shumë.
14/07/2024 08:26-FBI zbulon identitetin e personit të armatosur që qëlloi drejt Trumpit
Së fundmi, kandidati për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është qëlluar në një tubim elektoral në Pensilvani.
Tre persona u vranë, përfshirë edhe sulmuesin e dyshuar, bënë të ditur forcat e rendit.
Ai u mbërthye shpejt nga agjentët e shërbimit sekret dhe u largua me nxitim nga skena drejt një automjeti që e priste.
Edhe pse Trump dukej i gjakosur në fytyrë dhe i plagosur në veshin e tij të djathtë, raportohet se gjendja e tij është “mirë”.
Ndërkohë, FBI ka konfirmuar emrin e personit të armatosur si Thomas Matthew Crooks.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
14/07/2024 07:42-Shërbimi sekret lëshoi një deklaratë pas të shtënave në tubimin e Trump
Shërbimi sekret amerikan ka konfirmuar se Donald Trump është i sigurt pas të shtënave në mitingun e tij në Pensilvani.
Në një deklaratë të postuar në platformën e mediave sociale X, zëdhënësi Anthony Guglielmi tha: “Shërbimi Sekret ka zbatuar masa mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt. Ky është tani një hetim aktiv i Shërbimit Sekret dhe informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme”.
14/07/2024 07:30-Trump u dërgon një email të shkurtër mbështetësve: "Nuk do të dorëzohem kurrë!"
Ish-presidenti Donald Trump u ka dërguar një email mbështetësve të tij me një mesazh të shkurtër pasi u plagos gjatë të shtënave në mitingun e tij të shtunën mbrëma në Butler, Pensilvani.
“KY ËSHTË NJË MESAZH NGA DONALD TRUMP”, thuhej në emailin e shkurtër. “KURRE NUK DO TË DORËZOHEM!”.
Emaili u shoqërua me nënshkrimin dhe portretin e tij.
14/07/2024 07:27-Pamje që tregojnë Trump, për herë të parë pas atentatit
Ish-presidenti është parë për herë të parë që nga sulmi në tubim.
Besohet se Trump zbarkoi në New Jersey pas tubimit në Pensilvani.
14/07/2024 07:22-Reagimet e udhëheqësve botërorë pas të shtënave nga të cilat u largua “i gjakosur” Donald Trump
Udhëheqësit nga shumë vende kanë dënuar të shtënat në mitingun e Donald Trump në Pensilvani.
Ata kanë denoncuar dhunën politike dhe i kanë uruar Trump një shërim të shpejtë.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
14/07/2024 06:46-Disa imazhe të tjera të momenteve kaotike pas të shtënave me armë zjarri në një tubim të fushatës në Pensilvani
🚨DEVELOPNG: Donald Trump just survived an assassination atempt.
PRAY! pic.twitter.com/5ZUDUrfinV— Donald J. Trump 🇺🇸 News (@DonaldTNews) July 13, 2024
14/07/2024 06:43-Volodymyr Zelensky 'i tmerruar' nga të shtënat ndaj Trump
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ishte "i tmerruar" kur mësoi për të shtënat.
“Një dhunë e tillë nuk ka asnjë justifikim dhe nuk ka vend askund në botë”, tha ai.
Zelensky ishte larguar nga SHBA të premten pasi mori pjesë në konferencën e NATO-s në Uashington DC.
14/07/2024 06:40-Pushka dhe trupi i fotografuar në çati
14/07/2024 06:39-Të shtënat në tubimin e Donald Trump – dëshmitarët përshkruajnë ngjarjen
Gjatë një tubimi në mitingun e Donald Trump në Pensilvani, një sulmues qëlloi disa herë nga një “pozicion i ngritur” drejt skenës përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret.
Dhe njerëzit që ishin pranë Donald Trump kur ai u godit me sa duket nga të shtëna me armë kanë folur për atë që panë të ndodhte.
Për të lexuar rrëfimet e tyre, klikoni KËTU.
14/07/2024 06:20-Siguria në “Trump Tower” është rritur pas të shtënave
Pas të shtënave në tubimin e Trumpit në Pensilvani, autoritetet në Nju Jork kanë thënë se po rrisin praninë e tyre në vendet në të gjithë qytetin.
Kjo përfshin shtëpinë e Donald Trump, Trump Tower.
Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams tha se kjo po bëhej nga "një bollëk kujdesi".
Një zëdhënës i kryebashkiakut, Fabien Levy, shtoi: "Ndërsa ne po shtojmë këto resurse, duam të jemi shumë të qartë se nuk shohim asnjë lidhje me NYC në këtë kohë".
14/07/2024 06:16-FBI thotë se të shtënat ishin një atentat kundër Trump
FBI i ka quajtur të shtënat në mitingun e ish-presidentit Donald Trump të shtunën mbrëma një tentativë për vrasje.
“Këtë mbrëmje, ne patëm atë që ne e quajmë një atentat kundër ish-presidentit tonë Donald Trump. Është ende një skenë aktive krimi”, tha Kevin Rojek, agjenti special i ngarkuar me zyrën në terren të FBI-së në Pittsburgh, duke folur në një konferencë shtypi në Butler, Pensilvani, përcjell Telegrafi.
Ai tha se autoritetet "po punojnë me ethe për të identifikuar individin që e bëri këtë dhe çdo motiv prapa pse u bë kjo", dhe i kërkoi publikut të kontaktojë me çdo informacion që mund të ndihmojë.
FBI ka vendosur agjentë hetues, ekipe të reagimit të provave dhe personel tjetër nga i gjithë vendi, tha ai.
14/07/2024 06:03-Fushata thotë se Trump "është jashtë rrezikut"
Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën vonë se një plumb e goditi në veshin e djathtë pasi dikush e qëlloi atë gjatë një tubimi në Pensilvani.
Presidenti Joe Biden, nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Barack Obama lëshuan deklarata të forta duke dënuar dhunën.
Incidenti po hetohet si atentat, sipas njoftimeve të mediave, dhe mund të intensifikojë dhe komplikojë më tej garën presidenciale.
Zoti Trump konfirmoi gjithashtu në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim. Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret. /voa/
14/07/2024 06:01-Momenti i incidentit me armë zjarri – Donald Trump largohet i gjakosur nga tubimi
Janë publikuar pamjet e incidentit me arme zjarri gjatë tubimi në Pensilvani, në të cilën raportohet se është plagosur ish-presidenti Donald Trump.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
14/07/2024 06:00-Të shtënat në tubimin e Trump: Dy të vrarë, përfshirë sulmuesin dhe disa të plagosur
Dy persona u vranë, përfshirë edhe sulmuesin e dyshuar, dhe disa të tjerë u plagosën, gjatë tubimit të Donald Trump në Pensilvani.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

























