Ka përfunduar zyrtarisht Lojërat Olimpike që u mbajtën në Tokio me një ceremoni mjaftë bravoroze.
Derisa garat e fundit kishin filluar nga ora 02:00 sipas kohës tonë lokale, atyre u erdhi fundi në ora 13:00.
Nga aty, filloi edhe ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike, e që ishin në një organizim mjaft të pazakontë, shkaku i pandemisë COVID-19.
Kosova e përmbylli këtë kompeticion me dy medalje të arta, të fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, derisa kishim edhe dy vende të shtat.
Vendin e parë për nga numri i medaljeve të arta e zuri ShBA-ja, që e parakaloi Kinën në ditën e fundit, e 39 sosh, derisa kinezët me një më pak.
Pas tyre u renditen shtetet e tjera si Japonia me 27, Britania e Madhe me 22, garuesit nën flamurin e Komitetit Olimpik 20, Australia me 17, Holanda, Franca, Gjermania dhe Italia me 10 sosh, duke u pasuar me vendet e tjera.
Kosova që kishte 11 garues, mori dy medalje të arta, derisa u rendit në vendin e 42-të, ndërsa Shqipëria ishte e pafat, pasi nuk mori asnjë medalje dhe përfundoi në pozitën e fundit. /Telegrafi/