Njohuritë e tyre kanë bindur profesorët nga Universiteti Bogazici, të cilët udhëhoqën me ligjëratat. Pas disa muaj ligjëratash nga fusha teorike, 45 studentët e gjeneratës së tretë të KEDS Academy, mbaruan studimet ne Universitetin Bogazici të Stambollit, ndër më prestigjiozët të Turqisë, të cilët udhëhoqën me ligjëratat.
Me një ceremoni modeste dhe në mënyrë simbolike, ata shënojnë suksesin, por edhe zgjerimin e njohurive që përfituan nga këto ligjërata dhe kjo akademi.
Profesoresha e KEDS Academy, Meltem Ozturan, tha se studentët vërtet kanë treguar nivel të lartë të njohurive, ku janë diskutuar në vazhdimësi edhe me kolegët tjerë dhe ishim të befasuar për të mirë.
Ajo tha se studentët ishin gjatë gjithë kohës shumë aktivë dhe të interesuar të mësojnë sa më shumë. Sipas saj, studentët tashmë janë të përgatitur, dhe siç tha ajo këta student i sheh si liderët e së nesërmes.
“Ky është një program i përbashkët që ne e kemi zhvilluar bashkë me KEDS-in, me universitetin e Prishtinës dhe Universiteti Bogazici, ne i kemi gjashtë kurse për studentët e universitet it dhe gjashtë kurse të tjera për studentët eshkollës së mesme. Ata do të përzgjidhen nëpërmjet disa procedurave të seleksionimit siç është një test i aftësive, një test i anglishtes dhe në fund ne i përzgjedhim ata. Ne jemi shumë krenar për këtë program dhe jemi të lumtur që kemi bashkëpunuar me këto organizata”, tha Ozturan.
Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në KEDS, Valbona Kadrijaj, tha se suksesi ka nisur që nga shpallja e konkursit dhe është bërë e mundur që të përzgjidhen më të mirët, përzgjedhje kjo që ka qenë e pa-kompromis. Sipas saj, kjo edhe u shpërblye, sepse edhe kjo gjeneratë po tregon njohuri të nivelit të lartë dhe etje të madhe për dije.
“KEDS Academy është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë e Kosovës, është një program unik, i cili në vete inkorporon studentët e Universiteti t të Prishtinës dhe nxënësit e shkollave të mesme. Është një përvojë e jashtëzakonisht e mirë për mes këtij programi të rinjtë kanë mundësi me përfituar njohuri dhe shkathtësi të reja, të cilat do të ndihmojnë me lehtësi që të inkuadrohen në tregun e punës…Janë të rinj të cilët në vete përmbajnë shumë aftësi dhe vlera të cilat gjithsesi që iu hapin rrugën që të jenë liderë të së ardhmes përfshirë edhe KEDS”, tha Kadrijaj.
Studentët janë ndarë mjaft të kënaqur me ligjëratat, duke shtuar se pas tyre janë më të aftë të përballohen me shumë sfida të jetës.
Studentja Albulena Syla, tha se mësimet nga sektorë të veçantë të energjetikës dhe menaxhmentit i kanë bërë ata të jenë më entuziastë se kurrë për të ardhmen e tyre. Ata falënderojnë KEDS-in për mundësinë e dhënë.
“Krejt ato ligjërata që kanë qenë, kam mësua sh umë më shumë edhe në qoftë se nuk do të mund të arrijë diçka më shumë. Unë prej këtyre ligjëratave kam mësuar shumë… më ka shty më përpara me pa që jeta ka shumë rrugëdalje dhe shumë të mira… më ka shty për me ecë përpara”, tha Syla.
Studenti Driton Kadriu tha KEDS Academy iu ka ofruar mundësinë që të ndjekin ligjërata nga profesorë të huaj, rast që nuk iu është ofruar me parë. Ai tha se kanë marrë shumë njohuri praktike, ku e sheh veten si një inxhinier i elektroteknikës në të ardhmen.
Sipas tij, kanë përfituar njohuri të mëdha rreth elektroteknikës, rreth sigurisë dhe rreth shëndetit.
“Këtu në KEDS, kemi marrë shumë njohuri dhe kemi marrë një praktikë shumë të mirë që në të ardhmen e shoh veten si një inxhinier i elektroteknikës… njohuri të mëdha rreth elektroteknikës, rreth sigurisë, rreth shëndetit dhe shumë të tjera… Kemi pasur edhe mësime prej profesorëve të Turqisë prej Universitetit Bogazhiq, që kjo mundësi më herët nëpër shkolla nuk ka ndodhur me pas profesor prej Evropës apo shteteve tjera”, tha Kadriu.
Kurse, Erëza Rama falënderon profesorët e Bogazici për njohuritë që u kanë ofruar, organizimin dhe përkushtimin e stafit të KEDS-it për këtë program , por edhe mundësinë që KEDS Academy u ka ofruar për t’u njohur dhe socializuar.
“Jemi falënderues prej KEDS, sepse kemi mësuar shumë gjëra të reja dhe na kanë shpjeguar mënyrat më të mira që ne kemi mundur me i kuptuar… edhe organizimi ka qenë shumë i mirë”, tha Rama.
Profesoresha Ozturan ndër të tjera ka treguar për lojën e cila quhet menaxhim më i mençur i ndryshimeve furnizimit dhe kjo i ndihmon studentet të mësojnë se si ata duhet të dërgojnë nga një furnizues tek tjetri me shpenzime mi nimale, me ndikime minimale në ambient dhe me rritjen e profitit të organizatësdhe studentët mësojnë menaxhimin e ndryshimeve te furnizimit përmes lojërave.
“Emri i kursit është menaxhimi operativ, dhe menaxhimi i ndryshimeve te furnizimit është fusha e këtij kursi menaxhimi. Ne e kemi një loje nga IBM e cila quhet Inovative dhe ne kemi një lojë e cila quhet menaxhim më i mençur i ndryshimeve furnizimit dhe kjo i ndihmon studentet të mësojnë se si ata duhet të dërgojnë nga një furnizues tek tjetri me shpenzime minimale, me ndikime minimale në ambient dhe me rritjen e profitit të organizatës dhe ata e mësojnë menaxhimin e ndryshimeve te furnizimit përmes lojërave”, tha Ozturan.
Pos njohurive individuale, ata kanë mësuar të punojnë edhe në grupe. Gjatë këtij rrugëtimi të dijes, ata kanë krijuar shumë shokë e shoqe, të cilà «t u japin fuqi dhe vullnet për të synuar majat e suksesit.
Pos ligjëratave, studentët e akademisë do të vazhdojnë me punën praktike në departamente të ndryshme të KEDS-it deri në përgatitjen e tyre përfundimtare për tregun e punës. Kjo do të zgjasë disa muaj tjerë, deri në ceremoninë e diplomimit që organizohet në fillim të vjeshtës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U gjet i vdekur në banesë, ekspertiza mjeko-ligjore: 81-vjeçari u vra
Kamerat “Safe city” do të regjistrojnë çdo shkelje në komunikacion, gjobat do të merren në mënyrë elektronike
Komandanti i KFOR-it takon homologun e tij armen, fokus siguria dhe dialogu Kosovë-Serbi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
26 vite pas, Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri