LAJMI I FUNDIT:

Gjatë javës në Kosovë: Përmbledhje e zhvillimeve kryesore në shtatë ditë (Video)

Gjatë javës në Kosovë: Përmbledhje e zhvillimeve kryesore në shtatë ditë (Video)

Java filloi me shqetësimin e Odës së Avokatëve të Kosovës lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ka pezulluar rregulloren e nxjerrë nga OEK-u, për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare. Kreu i OAK-ut shtoi se këtë rregullore e kanë kundërshtuar një numër i vogël i avokatëve, të cilët kanë bërë ankesë në institucione të ndryshme për pezullimin e kësaj rregulloreje. Të martën u publikua një sondazh nga KDI-i, sipas së cilit qytetarët e Kosovës nuk besojnë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë në shuarjen e strukturave paralele dhe shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në tërë territorin e Kosovës. Ndërsa, marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sipas qytetarëve do të ndikojë në përkeqësimin e raporteve ndëretnike.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur kritikave të zyrtarëve të BE-së, të cilët deklarimet e presidentit e tij për bashkim kombëtar i kanë quajtur kërcënim për BE-në, ka thënë të mërkurën se kërcënim për BE është nacionalizmi serb e jo deklaratat e tij. Ndërsa, deklaratat e zyrtarëve të BE-së i quajti bajate dhe të gërditshme. Thaçi foli edhe për mundësin e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, ku tha se kjo mbetet në vullnetin e partive politike.

Po në të njëjtën ditë, Marti Ahtisari porositi politikanët kosovarë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdohet pa humbur kohë dhe se ai nuk duhet shpërfillur. Kurse, dita e enjte, ishte ditë feste në Kosovë. Kjo pasi Gjykata në Francë morri vendim për lirimin e Ramush Haradinajt.


Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pasdite arriti në Aeroportin e Prishtinës, ku tha se asnjëherë nuk do t’i nënshtrohen cilido mekanizëm që burimin e ka në Beograd.
Ai në mbrëmje iu drejtua edhe qytetarëve në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Të premten, Qeveria miratoi vendimin për themelimin e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj vazhdoi edhe të shtunë deklaratat kundër demarkacionit me Malin e Zi. Për demarkacioni fol edhe kryeministri Isa Mustafa. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori