Njohësit e rrethanave politike në Kosovë dhe Serbi besojnë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe po fshihet nga opinioni për t’i dhënë kohë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq për të përgatitur opinionin se kanë pranuar kompromise.
Ky statut iu prezantua Kosovës dhe Serbisë më 21 tetor nga përfaqësues të BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Më pas, të dyja palët deklaruan se dokumenti ishte i “pranueshëm”, por nuk u bënë publike detaje për përmbajtjen e tij.
Kurti dhe Vuçiq e arsyetuan “fshehtësinë” e tyre duke thënë se një gjë të tillë ua kanë kërkuar diplomatë ndërkombëtarë të ashtuquajturës “pesëshja e madhe”.
Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është arritur në vitin 2013 si pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa parimet janë harmonizuar në vitin 2015.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se disa nga parimet nuk janë në përputhje me ligjet e Kosovës, gjë që ishte arsyeja që Prishtina zyrtare refuzoi zbatimin e asaj marrëveshje.
Nga ana tjetër, Beogradi ka insistuar që Asociacioni të formohet siç është rënë dakord në Bruksel, e jo që disa pika të harmonizohen me Kushtetutën e Kosovës, siç ka propozuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Ndërkohë, në fund të shkurtit të këtij viti, të dyja palët pranuan propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve dhe më pas në mes të marsit, dokumentin aneks për zbatimin e tij. Ajo marrëveshje, ndër të tjera, parasheh që pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë t’u jepet një nivel i caktuar i vetë-menaxhimit.
Më pas, disa diplomatë të ndërkombëtarë konfirmuan se ky vetmenaxhim ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
‘Ndryshimi i qëndrimeve është një nga arsyet e fshehjes së statutit’
Analisti politik dhe sociologu Artan Muhaxhiri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë (në gjuhën serbe), bën me dije se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vite që kundërshton fuqishëm Asociacionin dhe në këtë kontekst shton se tani i duhet kohë për të përgatitur opinionin për realitetin e ri.
“Përballjet e vazhdueshme me kryeministrat e mëparshëm lidhur me këtë çështje kanë qenë një nga shtyllat kryesore të fushatës së tij politike. Prandaj Kurtit tani i duhet kohë që gradualisht të krijojë një kontekst të ri të përshtatshëm politik, i cili do t’i bënte racionale ndryshimet e tij themelore në qasjen ndaj Asociacionin”, thotë ai, transmeton Telegrafi.
Më pas, disa diplomatë të huaj konfirmuan se ky vetmenaxhim ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
‘Ndryshimi i qëndrimeve është një nga arsyet e fshehjes së statutit’
Analisti politik dhe sociologu Artan Muhaxhiri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, bën me dije se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vite që kundërshton fuqishëm Bashkimin dhe në këtë kontekst shton se tani i duhet kohë për të përgatitur opinionin për realitetin e ri.
“Përballjet e vazhdueshme me kryeministrat e mëparshëm lidhur me këtë çështje kanë qenë një nga shtyllat kryesore të fushatës së tij politike. Prandaj Kurtit tani i duhet kohë që gradualisht të krijojë një kontekst të ri të përshtatshëm politik, i cili do t’i bënte racionale ndryshimet e tij themelore në qasjen ndaj Asociaicionit “, thotë ai..
Nga ana tjetër, siç thekson Muhaxhiri, presidentit serb Aleksandar Vuçiq i duhet kohë për të përgatitur publikun në Serbi për të pashmangshmen: “zgjedhjen e një modeli dhe formati të veçantë për njohjen e shtetësisë së Kosovës”.
“Deklarata e përbashkët e Macron, Scholz dhe Meloni për domosdoshmërinë e përparimit të shpejtë në kuptimin që Kosova të themelojë Asociacionin, kurse Serbia të përmbush njohjen de facto, është orientimi më i qartë i planeve gjeostrategjike dhe gjeopolitike për të ardhmen e rajonit tonë”, shton ai.
Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, Olaf Scholz Emmanuel Macron dhe Giorgia Meloni në një deklaratë të përbashkët më 27 tetor thanë se Kosova dhe Serbia “paralelisht duhet t’i përmbushin obligimet e tyre hap pas hapi” .
Ata po ashtu thanë se pritet njohja de facto e Kosovës nga Serbia, gjë që u përsërit edhe nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen më 30 tetor.
Ajo shpjegoi se Kosova duhet të formojë Asociacionin, kurse Serbia duhet të njohë dokumentet dhe institucionet e Kosovës.
Muhaxhiri tregon se Asociacioni i komunave me shumicë serbe konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “për shkak se në mënyrë strukturore dhe sistematike definon integrimin afatgjatë dhe bashkëpunimin institucional ndërmjet komunave me shumicë serbe dhe institucioneve shtetërore të Kosovës”.
A e dëmton “fshehja” e statutit procesin e formimit të Asociacionit?
Dushan Janjiq nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike beson se “dokumentet sekrete” dhe negociatat pa pjesëmarrjen e opinionit krijojnë hapësirë për manipulime nga politikanët në Kosovë dhe Serbi.
“Në fakt, ata e keqpërdorin atë dialog për disa nga qëllimet e tyre politike. Për shembull, ai tregimi ‘nuk do ta njohim kurrë Kosovën’ dhe nga ana e Kurtit ‘nuk do ta pranoj kurrë Asociacionin’. Gjithçka për të cilën ata bien dakord nëse opinioni e refuzon kur t’i kuptojë detajet, është humbje e energjisë dhe shkaktim i konfliktit”, thotë Janjiq, transmeton Telegrafi.
Ai shton se “imponimi i zgjidhjeve nuk është i shëndetshëm në një demokraci”.
“Draft statuti siç është nuk duhet të fshihet fare”, vlerëson Janjiq, i cili pretendon se ka pasur qasje në atë dokument, por se nuk mund të japë më shumë detaje.
Ai vetëm tha se statuti nis nga zbatimi i marrëveshjeve bazë të vitit 2013 dhe 2015, të cilat janë arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por se ai “ridefinon sigurimin e një kornize vetëqeverisëse për autonominë thelbësore të komunitetit serb”.
“Kjo është ajo që ekziston në Kroaci si Këshilli Kombëtar Serb, këtë e kanë pakicat në Serbi dhe Mal të Zi në një farë mënyre, por jo në kuptimin thelbësor”, tha ai, duke shtuar se për momentin serbët në Kosovë kanë fituar “maksimumin e maksimumit”.
Janjiq pohon gjithashtu se statuti i fundit i Asociacionit përcakton qartë marrëdhëniet me autoritetet qendrore.
Ndryshe, deri më tani janë përgatitur katër draft statute për zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë: draft statuti i Ekipit Menaxhues Serb, drafti i vizionit të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, drafti i statutit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe drafti i statutit të Asociacionit të përgatitur nga një organizatë gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung.
Janjiq beson se procesi i zbatimit të Asociacionit do të nis në fillim të vitit të ardhshëm, pra pas zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi, të cilat janë caktuar për 17 dhjetor.
Çfarë tha Kurti për statutin?
Më 3 nëntor, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u tha deputetëve në Kuvendin e Kosovës se përfaqësuesit e “pesëshes së madhe” i kanë kërkuar garanci se nuk do ta publikojnë draft-statutin për të shmangur “keqpërdorimet”.
Ai ka thënë se mund të paraqesë vetëm vlerësimin e tij politik, dhe se beson se dokumenti sqaron situatën në lidhje me njohjen e Kosovës.
Ai po ashtu tha se draft-statuti “ndërprenë trashëgiminë e mosnjohjes së Republikës së Kosovës, e cila ishte shkruar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”.
Megjithatë, ai ka theksuar se ende nuk e ka pranuar zyrtarisht atë dokument për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ka vlerësuar se është shkruar me kujdes në përputhje me shkronjën dhe frymën e Kushtetutës së Kosovës.
Kurti ka shtuar se statutin do ta shqyrtojë edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!