LAJMI I FUNDIT:

Përleshje midis Hamasit dhe trupave izraelite brenda Gazës

Përleshje midis Hamasit dhe trupave izraelite brenda Gazës

Luftëtarët e Hamasit u përplasën me trupat izraelite brenda Gazës, tha të dielën Brigada militante Al-Qassam e grupit palestinez, në atë që duket të jetë një nga përleshjet e para midis dy palëve në terren brenda Rripit të Gazës që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.

Hamasi tha se luftëtarët e tij shkatërruan dy buldozerë ushtarakë izraelitë dhe një tank në një pritë, duke detyruar trupat izraelite të tërhiqen në Izrael pa automjetet e tyre, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

“Ushtarët e forcës sioniste që ranë në pritën e Khan Younis lanë automjetet e tyre dhe u larguan në lindje të gardhit në këmbë”, tha Brigada Al-Qassam në mediat sociale.


Ndërkaq, Forcat e Mbrojtjes izraelite thanë vetëm se “të shtëna u shkrepën ndaj ushtarëve të tyre që operonin në perëndim të gardhit të sigurisë të Rripit të Gazës, në zonën e Kissufit”.

“Një tank i IDF-së goditi një njësi të militantëve që qëlluan mbi ushtarët”, shtoi IDF.

Kibbutz Kissufin, në Izrael, është në lindje të Khan Younis, në Gaza.

IDF konfirmoi për CNN me telefon se trupat e saj kishin operuar brenda Gazës gjatë incidentit.

Nuk është hera e parë që IDF thotë se operon brenda Gazës që kur Hamasi nisi sulmin mbi Izraelin më 7 tetor. Më 13 tetor, IDF tha se kishte kryer bastisje brenda Gazës në 24 orët e mëparshme, por nuk tha se kishte pasur përplasje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli godet objektivat e Hezbollahut 'thellë brenda' Libanit pas sulmit vdekjeprurës në fushën e futbollit në Lartësitë Golan

Izraeli godet objektivat e Hezbollahut 'thellë brenda' Libanit pas sulmit vdekjeprurës në fushën e futbollit në Lartësitë Golan

Botë
Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Evropa
Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?

Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?

Botë
Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Kroacia
Zjarri më i madh në Kaliforni vazhdon të përhapet, publikohen imazhet e qytetit amerikan në flakë

Zjarri më i madh në Kaliforni vazhdon të përhapet, publikohen imazhet e qytetit amerikan në flakë

Amerika
Ushtria izraelite zbulon identitetin e fëmijëve të vrarë në sulmin e fundit nga Hezbollahu

Ushtria izraelite zbulon identitetin e fëmijëve të vrarë në sulmin e fundit nga Hezbollahu

Botë
Kalo në kategori