Përleshje mes të rinjve në Prizren, theret me thikë një person

Rreth orës 22 e 30, ka ndodhur një përleshje mes disa personave para objektit të Shtëpisë së Bardhë në Prizren.
Si pasojë e përdorimit të mjeteve të mprehta ( thikë) një person ka pësuar lëndime trupore.
Sipas dëshmitarëve, në këtë përleshje në njërën anë ishin tre persona të cilët u kacafyten me një person tjetër.
Me rastin aktualisht është duke u marrë policia e cila ka dalur në vendngjarje, ndërsa nuk dihet se cila është gjendja shëndetësore e të lënduarit/Tv Prizreni.
Pamjet e siguruara nga Tv Prizreni:
Nga
Telegrafi
04/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































