Joshua Kimmichut dhe Antonio Rudiger u përleshën gjatë stërvitjes me kombëtare gjermane.

Gjermania është duke u përgatitur për botërorin rus në Itali dhe ka pasur një konflikt mes dy futbollistëve.


E përditshmja gjermane, "Bild" shkruan se dy prej tyre janë kacafytur pas një loje të ashpër gjatë stërvitjeve.

2 156

Por, për të mos eskaluara situata edhe më tepër intervenoi asistenti i përzgjedhësit dhe ish lojtar i shquar kombëtares, Miroslav Klose.

Në të njëjtin stërvitje, Julian Draxler u godit me bërryl në fytyrë, por ai vazhdoi pas ndihmës mjekësore.

1 374

Joachim Low ka sjellë 27 lojtarë në shtetin italian, kështu që katër prej tyre nuk do të ftohen në Kampionatin e Botës.

Gjermania do të luajë në Grupin F me Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut.

Theksojmë se "Pancerët" janë kampion aktual pasi që në finale kishin triumfuar kundër Argjentinës. /Telegrafi/

3 106

4 92

telegrafi sport app