Los Angeles Lakers janë duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve, ku kanë humbur dy ndeshjet e para në NBA.

Skuadra nga Kalifornia llogaritet si ndër favoritët kryesorë për titull, por në ndeshjet e para nuk kanë treguar formë të mirë.


E rezultatet e dobëta kanë bërë që nervozizmi tek basketbollistët e Lakers të jetë në maksimum dhe kjo u vërejt edhe në ndeshjen ndaj Phoenix Suns.

d53e9322 91c1 4055 961b d853890fbaa4

Në pjesën e parë të ndeshjes gjatë një 'Time Out'-i, dy basketbollistët e Lakers, Anthony Davis dhe Dwight Howard u përleshën mes vete.

Davis u afrua tek Howard që ishte i ulur në stol dhe e kapi për fanelle, por u desh të intervenojnë pjesa tjetër e ekipit për t'i ndarë ata.

usatsi 13664178

Gjithsesi nuk ka qenë diçka serioze, pasi pas ndeshjes të dy basketbollistët janë sqaruar.

"Ne jemi mirë. Ne u sqaruam për atë. Davis është vëllai im", tha Howard.

"Ne e lamë atë ndodhi në dhomën e zhveshjes në pjesën e parë", deklaroi shkurtimisht Davis.

Anthony Davis Dwight Howard

Edhe trajneri Frank Vogel deklaroi se kjo gjë është normale dhe do të ndodhë disa herë gjatë ndeshjeve.

"Kjo do të ndodhë herë pas here. Ata djem e duan njëri tjetrin dhe gjithçka që bëhet është për të mirën e ekipit", tha Vogel. /Telegrafi/

telegrafi sport app