LAJMI I FUNDIT:

Përleshje me armë zjarri, plagosen katër persona në Prishtinë, policia jep detajet

Përleshje me armë zjarri, plagosen katër persona në Prishtinë, policia jep detajet

(E PLOTËSUAR) Sot rreth orës 02:00 të  mëngjesit ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në rrugën “Rinia” në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për përleshjen e armatosur në qendër të Prishtinës, më saktësisht në hyrje të klubit të natës “Duplex”, ku për disa minuta kishte të shtëna me armë në mes dy grupeve.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 02:00, në rrugën ‘Rinia’ në Prishtinë dhe menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve, si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, përcjell KP.


“Në këtë rast katër persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë që policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre. Nga njësitet policore në vendngjarje janë sekuestruar tri armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast”, thuhet në komunikatën e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori