Të pasurit dhe të përkujdesurit ndaj maces së shtëpisë, nuk ka pse të jetë një eksperiencë e stërmundimshme. Përmes pak njohurive, ndjekjes së këshillave të veterinerit tuaj dhe aplikimit të disa përkujdesjeve të veçanta, mund të bëjë që ju të keni një kafshë të shëndetshme për shumë vite.
Megjithëse macja mund të duket sikur vepron në mënyrë të pavarur dhe është e mësuar me kutinë e defekimit, ajo është e varur nga ju. Ju i siguroni ushqimin, ujin, vendin për të qëndruar, shërbimin veterinar, shoqërinë dhe shumë të tjera.
1. Mbajeni macen brenda shtëpisë. Mbajtja e maces gjatë gjithë kohës në shtëpi, është zgjedhja më e mirë për ju, për komunitetin dhe për vetë kafshën.
2. Sterilizoni/ kastroni macen tuaj. Kjo i mban ato të shëndetshme dhe redukton shumë problemet lidhur me sjelljen në kohën e riprodhimit, transmeton Telegrafi.
3. Jepini maces suaj një dietë të balancuar dhe ujë të freskët. Në konsideratë duhet të merret dhe këshillimi tek veterineri juaj, në varësi të gjendjes shëndetësore të kafshës.
4. Mësojeni macen tuaj të evitojë sjellje të pakëndshme, si gërvishtja e mobilieve ose kërcimet nëpër shtëpi. Trajnimi i tyre kërkon pak durim dhe mirëkuptim.
5. Kriheni macen tuaj shpesh, për ta mbajtur lëkurën e saj të shëndetshme, të butë dhe të shkëlqyeshme. Megjithëse është shumë e rëndësishme për macet qimegjata, krehja duket të jetë e rëndësishme edhe për macet qimeshkurtra, për të hequr sa më shumë qime të rëna. Nuk duhet lënë që macja të lëpijë veten, sepse ato mund të gëlltitin qimet dhe si pasojë të formojnë toptha qimesh në stomak.
6. Përcakto një orë dhe luaj me macen tënde. Megjithëse macet nuk kërkojnë aq shumë lojë sa qentë, edhe ato kanë nevojë për t’u argëtuar me ushtrime, stimulime të cilat forcojnë gjendjen psikike e fizike të maces dhe të lidhjes me pronarin.
7. Bëhuni i drejtë dhe i duruar me macen tuaj. Shumica e problemeve të sjelljes së maces mund të zgjidhen me pak durim. Ju duhet të jeni i arsyeshëm për ato që prisni nga macja juaj.
Krehja
Krehja është një mënyrë e shkëlqyeshme për të kuptuar shëndetin e maces suaj. Gjatë krehjes, ju mund të shikoni zona të skuqura, humbje të papritura të qimeve, kore apo fryrje, të cilat janë sinjale të një problemi shëndetësor. Krehja në mënyrë të rregullt parandalon formimin e topthave me qime në stomakun e maceve.
Krehja duhet të fillojë që kur macja është e vogël, në mënyrë të rregullt, sidomos gjatë pranverës dhe vjeshtës.
Për macet qimegjata, duhet përdorur krëhër metalik, me dhëmbë të gjatë. Krehja duhet të kryhet çdo ditë, në mënyrë të kundërt nga shtrirja e qimeve.
Për macet qimeshkurtra, është e nevojshme një krehje javore, me një furçë të butë prej gome, ose me dorashkë me dhëmbëz të vegjël.
Konkretisht, për macet Siameze është i rekomandueshëm pastrimi me furçë çdo ditë, ndërsa për macet Persiane, përkujdesja përfshin krehjen e përditshme të qimeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Biseda me kanakarin shtëpiak – shenjë inteligjence
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Meshkujt e shkurtër janë më gjaknxehtë se ata shtatlartë, e thotë shkenca
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!