LAJMI I FUNDIT:

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Alexei Navalnyt

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Alexei Navalnyt

Avokati mbrojtës Alexei Navalnyt, i cili aktualisht po vuan dy vjet e gjysmë burg, deklaroi se gjendja shëndetësore e opozitarit rus është përkeqësuar që kur u transferua në burgun famëkeq të Pokrovos.

Olga Mihajlova, një nga avokatët e kritikut kryesor të Kremlinit, i tha AFP se Navalny ishte ankuar kohët e fundit për “dhimbje të forta shpine” dhe shtoi se një nga këmbët i është mpirë, raporton theguardian.

Navalny e vizitoi një neurolog, i cili nuk i tregoi diagnozën, por i përshkroi ilaçin ibuprofen, shtoi avokati mbrojtës, duke deklaruar se duhet të vizitonte një “mjek të vërtetë”.


Avokati mbrojtës tha se nuk ka mundur ta takonte klientin, i cili është në burgun e vendosur rreth 100 kilometra në lindje të Moskës.

Navalny, 44 vjeç, vitin e kaluar u trajtua për helmim nga agjentët nervorë në Gjermani gjersa u arrestua në muajin janar pasi u kthye në Rusi. /Telegrafi/