Aktorja e njohur, Linda Lusardi, ka nevojë për më shumë oksigjen, pasi gjendja e saj që nga java e kaluar nuk ka pasur përmirësime.

61-vjeçarja u shtrua në spital të premten e kaluar, dhe së fundmi ajo pranoi me lot në sy se ishte në prag të vdekjes për shkak të COVID-19, shkruan Daily Mail.


Bashkëshorti i saj, Sam kishte njoftuar se gjendja e saj shëndetësore është e dobët ngase i duhet të furnizohet me më shumë oksigjen.

"Ende me oksigjen, por gjendja shumë dobët. Ajo ha dhe pi rregullisht. Thjesht ka nevojë për nivelet e saj të oksigjenit për të filluar kujdesin për veten përpara se të ndodhë diçka tjetër”, ka shkruar ai.

26353848 8148111 image a 22 1585071321414

Në të njëjtën kohë ai falënderoi të gjithë ata që kanë shkruar për shërimin e saj, ndërsa kërkoi që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi.

Nuk ka disa orë që Linda kishte shkruar për kujdesin që po i  bëhet në spital dhe se ajo së bashku me Sam kanë një rrugë të gjatë për ta luftuar virusin.

Çifti i njohur u shtruan në spital të premten e javës së kaluar, pasi kishin simptoma të ngjashme me coronavirus. /Telegrafi/