Përjashtim, hetim nga policia, gjobë: Çfarë pritet t’i ndodhë Valverdes për rastin me Baenan

Ka shumë polemika rreth Federico Valverdes në këtë moment, pas një incidenti me Alex Baena të Villarrealit që ndodhi pas humbjes së Real Madridit ndaj Nëndetëses së Verdhë të shtunën në mbrëmje.
Është raportuar se uruguaiani ka goditur me grusht Baenën në zonën e parkimit të Santiago Bernabeut, pas komenteve të supozuara të këtij të fundit për për fëmijën e palindur të Valverdes.
Rrethi i Valverdes ka pranuar se mesfushori i Real Madridit goditi Baena, gjë që mund ta hapë atë ndaj sanksioneve nëse lojtari i Villarrealit vendos të ndjekë çështjen. Më tej, disa dëshmitarë okularë thuhet se e kanë parë ngjarjen, ndërsa pretendohet se është kapur edhe nga një kamera sigurie aty pranë.
Sipas Marcas, ka disa sanksione të mundshme për Valverden. Edhe pse incidenti nuk u përfshi në raportin e ndeshjes së gjytqarit, Baena mund ta raportonte incidentin në Komitetin e Garave pasi ndodhi brenda terrenit të Bernabeut, gjë që mund të rezultojë në një ndalim sportiv për Valverden. Përndryshe, Baena mund ta raportonte çështjen në polici, gjë që mund të rezultojë në kallëzim penal.
Megjithatë, Villarreal dhe Baena mund të vendosin kundër ndjekjes së çështjes, gjë që mund të nënkuptojë se Valverde nuk dënohet nga asnjë organ, megjithëse nëse Policia Kombëtare që ishte e pranishme në skenën e sherrit vendos ta raportojë vetë në Anti-Dhunë, ai mund të ende të sanksionohet.
Baena besohet se po shqyrton opsionet e tij për momentin, dhe mbetet për t’u parë se çfarë vendos të bëjë më pas.
Ndërkohë, Valverde do të vazhdojë përgatitjet për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Real Madrid kundër Chelseat të mërkurën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani