Përmirësojeni jetën tuaj seksuale duke mësuar ngritjet dhe rëniet e epshit tuaj dhe duke kuptuar se në cilat ditë e keni të garantuar kënaqësinë maksimale...
A keni vërejtur ndonjëherë se disa ditë keni shumë dëshirë për seks, ndërsa nganjëherë pëlqeni më mirë të pini një kafe sesa të shkoni në krevat. Fajtor për këtë gjendje është biologjia.
Te shumica e femrave variacionet hormonale përcjellin një cikël të caktuar, që ka ndikim të madh në forcimin ose dobësimin e dëshirës seksuale.
Ndërsa nëse e dini se në cilën fazë jeni, atëherë do të mund t’i përcaktoni ditët kur do të jeni të nxitura dhe të gatshme për seks, ndërsa falë kësaj mund ta përmirësoni dukshëm jetën tuaj seksuale, pa marrë parasysh nëse jeni në lidhje ose jo. (Megjithatë, nëse merrni pilula kontraceptive, trupi juaj nuk do ta ndjekë të njëjtin cikël), transmeton Telegrafi.
Ditët 1-12
Nxehje e lehtë
Kur i keni menstruacionet, niveli i hormoneve është i ulët, por kjo nuk do të thotë se epshi juaj është zero. Derisa disa femra e shmangin seksin gjatë menstruacioneve, të tjerat janë të gatshme për aksion. Rënia e nivelit të hormoneve, që ndodh në fillim të menstruacioneve, sjell mungesën e ankesave paramenstruale, ndaj disa femra ndihen të qeta dhe të baraspeshuara, ashtu që janë të disponuara për seks.
Një arsye më shumë për forcimin e dëshirës për seks është lagia juaj. Megjithatë, gjatë ditëve 6-11 ndoshta nuk do të ndiheni të nxehta për seks, sepse hormonet tuaja janë të orientuara në trashjen e indeve, nga të cilat është e mbështjellë mitra nga brenda (trupi përgatitet për të mbetur shtatzënë).
Këshillë për pasion: Nëse dëshironi të keni marrëdhënie seksuale, por keni mungesë energjie seksuale, ngacmojeni veten duke ëndërruar. Ndani disa minuta për fantazi në krevat para se të flini, ose gjatë kohës së dushit të mëngjesit fantazoni se si bëni dashuri me partnerin tuaj.
Ditët 12-16
Periudha kur jeni më të nxehta dhe më tërheqëse
Në ditën e 12-të mund të dëshironi t’i hidheni të dashurit posa të hyjë në shtëpi ose do të dëshironi të provoni pozita të ndryshme seksuale. Kjo ndodh pasi niveli i hormoneve rritet (kombinim i estrogjenit, progesteronit, por edhe testosteronit). Gjatë ditëve 14-16 jeni pranë ovulacionit (kur formohet qeliza vezë e gatshme për fekondim) dhe dëshira juaj seksuale është në kulm.
Organizmi është i krijuar në këtë mënyrë që të keni dëshirë maksimale për seks, pikërisht në ditët kur mund të mbeteni shtatzënë (që mund të ndodhë për shkak të pasionit t’i harroni kontraceptivët). Në këtë periudhë jeni edhe më tërheqëse për meshkujt, sepse estrogjeni bën që t’u pastrohet lëkura dhe të keni gjinj më të fortë.
Këshillë për pasion: Shfrytëzojini këto ditë për t’i kënaqur dëshirat tuaja seksuale, si dhe për t’i plotësuar fantazitë e partnerit me lojëra të ndryshme seksuale. Ndërkaq, nëse nuk jeni në lidhje, atëherë “luani” me veten.
Ditët 17-28
Vala e dytë e pasionit
Nga dita e 17-të, epshi juaj fillon të bjerë, edhe pse ndoshta nuk e vëreni këtë. Niveli i estrogjenit bie, ndërsa niveli i progesteronit vazhdon të rritet, ndërsa (përveç nëse keni mbetur shtatzënë) nga ditët 22-23 mund të filloni t’i ndieni ankesat paramenstruale.
Derisa disa femra me PMS (sindroma paramenstruale) nuk janë të disponuara për seks, të tjerat nga dita 20 përjetojnë valën e dytë të dëshirës, kjo me gjasë për shkak të ngritjes së nivelit të progesteronit. Mirëpo, deri në ditën e 28-të, niveli i progesteronit bie në mënyrë drastike. Fitoni menstruacionet dhe cikli fillon nga e para.
Këshillë për pasion: Nëse jeni në grupin e atyre me fat, të cilat e përjetojnë edhe këtë valë të pasionit, shfrytëzojeni atë maksimalisht për seanca maratone seksuale. Nëse dëshira juaj seksuale zbehet gjatë PMS, atëherë kujtoni se orgazma ndihmon te gulçet në bark dhe për këtë ia vlen të mundoheni të bëni seks. Kërkoni nga partneri që t’ju bëjë masazh në gjithë trupin dhe pastaj seks oral. Nuk duhet të mundoheni tepër, vetëm relaksohuni dhe shfrytëzojini të gjitha truqet që ju ngacmojnë.
Nëse merrni pilula kontraceptive
Femrat që përdorin kontraceptivë kanë cikël të ndryshëm seksual. Pilulat krijojnë cikël artificial mujor, kështu që çdo ditë i sigurojnë trupit tuaj një dozë të caktuar hormonesh, nga të cilat pamundësohet ovulacioni. Falë këtyre hormoneve, gjatë gjithë muajit mbajeni baraspeshën emocionale.
Krahas kësaj, nuk do të përjetoni ngritjet dhe rëniet hormonale, të cilat i kanë femrat që nuk përdorin pilula kontraceptive. Epshi i qëndrueshëm ju bën që të jeni në disponim për seks përgjatë shumë ditëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Një stërvitje që zgjat vetëm shtatë minuta në shtëpi zëvendëson një orë në palestër
Nëse mbathni këto atlete vrapimi, ka më shumë gjasa të lëndoheni
A mund të jenë të dëmshme lulet?
Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë