Interi fitoi në Derby della Madoninna me rezultat 3-2 në Serie A.
Zikaltrit fituan ndaj Milanit me het-trikun e Mauro Icardit, por një nga më të mirët në fushë ishte edhe Ivan Perisic.
Kroati asistoi te goli i dytë i argjentinasit, por ai u bë lajm edhe për talljet që i bëri Andrea Ranocchias dhe Yuto Nagatomos pas ndeshjes.
Perisic nëpërmjet rrjetit social Instagram bëri shaka me dyshen mbrojtëse, të cilët kritikohen shumë nga tifozët për gafat në fushë.
Për mbrojtësin italian ka shkruar: “Mirëmëngjesi kështu, Milano jemi ne”, dhe ka bashkangjitur një fotografi montazh ku shikohet Icardi duke festuar golin e fitores me fanellë të Ranocchias.
“Është normale që i gabon gjithë pasimet, idol”, ka shkruar Perisic për Nagatomon.
Ndeshja e ardhme e Interit është ndaj Napolit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=INWulZeczPQ&feature=share