LAJMI I FUNDIT:

Përgjimet për kurdisjen e tenderëve në Gjilan që u shpallen të paligjshme në rastin e Qemajl Mustafës

Përgjimet për kurdisjen e tenderëve në Gjilan që u shpallen të paligjshme në rastin e Qemajl Mustafës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 16 shtator 2016 kishte ngritur aktakuzë kundër ish-kreut të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, dhe 38 të akuzuarve të tjerë.

Në mesin e këtyre të akuzuarve përfshiheshin 28 zyrtarë komunalë, shumica prej të cilëve ishin pjesë e komisioneve në përzgjedhjen e tenderëve.

Aktakuza përfshin edhe 10 pronarë të operatorëve ekonomikë, që dyshoheshin se përmes ish-kryetarit Mustafa fitonin tenderët në Komunën e Gjilanit gjatë periudhës 2008-2011.


Këto akuza për krim të organizuar, të shtjelluara në një proces gjyqësor maratonik, kryesisht bazoheshin në përgjimet e mesazheve telefonike në mes të të akuzuarve.

Qemajl Mustafa dhe të akuzuarit tjerë lirohen nga akuzat për korrupsion me tenderë dhe krim të organizuar
Lexo po ashtu Qemajl Mustafa dhe të akuzuarit tjerë lirohen nga akuzat për korrupsion me tenderë dhe krim të organizuar

“Shoq, me thuaj vërteten a jeni marre ju vesh mes Veti a jo? Tali dhe Magjistrale po thonë qe ti, Burimi, Florimi dhe Avdyli jeni marre vesh me e marre Avdyli. Nëse është marrëveshje e respektojmë. Provoj ty me ta dhënë kodrën”, thuhet të ketë thënë në një bisede telefonike ish-kreu i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa.

Tutje, këto janë bisedat tjera mes të akuzuarve:

Basri Kqiku: Kryetar ty te kemi ma te mirin ne gjitha komunat e kosoves. Ti je aj qe vendos per gjitha gjanat. Un nuk jam aj qe vendosi aty ne marrveshje nuk mujm na me bo me askënd marveshje ket duhet te kem te kjart nuk nuk varet nga marrveshjet tona.

Ty qysh ta marri mendja vepro, nuk ka problem pak si ta shifsh që nuk bon as varrezat e dëshmorëve me i marr un nuk ka problem. Ska lidhje për bejta komercin. Asfalltin dhe tamponin Avdyli duhet me marr te na krejt e jo naper kumuna tjera me ardhë asfalti nga ferizaji dhe nga lipjani. Ket thuaja avdylil.

Qemajl Mustafa: Jo jo, nese jeni marre vesh mos e shkelni. Ok. E detyroj me marre te ju me cmimin e tregut.

Basri KqikuKryetar si je a je mirë. Kryetar punën e sanimit të gropave domethënë mirëmbajtja verore unë këtë punë du me marrë ta boj edhe unë naj referencë të mirëmbajtjeve verore. Mendoj që në të ardhmen më duhet ajo referencë. Të përshëndes. Tung.

Kryetar, para ksaj here, magjistralja mori zabelin kur un isha në turqi.

Qemajl Mustafa: Ti e ke marrë kodrën e dëshmorëve shoq. Me rend.

Qemajl MustafaOse zabeli ose memoriali? Çka mendon ti?

Burim GovoriZabeli për neve osht ma i mir me mujt osht ma i mir për gjithqka. Po maje peng ne mujsh deri sa te vi e ulmi e folmi.

Qemajl Mustafa: Jo more, nuk e mbajmë hiq peng po ty ta japim zabel in se e meriton e bejtes kodren dhe mbaron filmi.

Burim GovoriMirë e ki kryetar.

Qemajl Mustafa: Po nuk kemi çka me fillozofue.

Këto dhe shumë përgjime të tjera, Gjykata konstatoi se nuk janë marrë në përputhje me kërkesat ligjore. Sipas Gjykatës, ato nuk mund të përdoren si prova në këtë çështje penale. /Betimi për Drejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori