LAJMI I FUNDIT:

Përgjimet e sekserëve të Ndrangheta-s: Si të ngrenë kulla dhe të blejnë politikanë në Tiranë

Përgjimet e sekserëve të Ndrangheta-s: Si të ngrenë kulla dhe të blejnë politikanë në Tiranë

Dosja që çoi në pranga rreth 50 persona në Itali ka në qendër të saj përgjimet e sekserit të akuzuar të Ndragheta-s, Antionio Gallo. Disa prej të akuzuarve janë shqiptarë, ndërsa Antonio Gallo, veç të tjerash ka një biznes në zonën e ish bllokut në Tiranë.

Përgjimet zbulojnë një rrjet njohjesh në Itali, përmes të cilave Gallo synonte të shtonte apo të pastronte paratë e mafias italiane në këmbim të mbështetjes politike për funksionarët italianë.

Përgjimet dëshmojnë, se si ky person gjeti kontaktet deri në Tiranë, për të arritur tek ndërtimet shumëkatëshe të kryeqytetit shqiptar. Mediat italiane shkruajnë se me paratë e mafias dhe lidhjet në politikë, Antonio Gallo njihet me avokatin Claudio Larussa, me të cilin planifikoi investimet në Shqipëri, së bashku me një ish oficer të policisë italiane. Ky i fundit përmend edhe emrin e politikanit Pier Ferdinando Casini dhe ndikimin e tij tek politikanët shqiptarë.


“Gallo dhe Larussa, pëlqehen me njëri tjetrin, flasin të njëjtën gjuhë dhe bien dakort. Në radhë të parë për rolin që duhet të ketë Casini, i vlerësuar në Shqipëri, edhe sepse është në Komisionin e Jashtëm. Por duhet të kesh një marrëdhënie me politikanët atje, prandaj ky duhet të të krijojë një raport… me të cilin mund të arrihet shumë” citon sot përgjimet gazeta La Republika.

Gazetarët italianë premtojnë të zbardhin të tjera zhvillime nga dosja në ditët në vazhdim, ndërsa i kanë kushtuar një vend të veçantë planeve të të përgjuarve për investimet në Shqipëri. Deri tani, biseda më pikante e Antonio Gallo është ajo me një sipërmarrës tjetër, Antionio Speziali. Të dy komentojnë avokatin Klaudio Larussa dhe një kontakt të tij në Tiranë, një biznesmen me emrin “Niku”. Ai përshkruhet si një person, lidhjet e të cilit shkojnë deri tek kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velija.

Të dy flasin se si Larusso ka pasur edhe një takim me kryebashkiakun Veliaj për investimet në kryeqytet. Në bisedë flitet edhe për çmimet e shitjes, një metër katror që shkon deri në 2-3 mijë euro në qendër të qytetit.

Pjesë nga biseda e datës 28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec, kohëzgjatja 5 minuta e 09.

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar.

Brutto: Si një muaj… një muaj

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik t’i çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)

Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Speziali: Realitet..

Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon…

Biseda është pjesë e dosjes me thuajse një mijë faqe. Konteksti ka të bëjë me investimin e parave të krimit italian në vendin tonë në fushën e ndërtimeve, një temë e cila është trajtuar shpesh nga mediat vendave apo nga raportet ndërkombëtare.

Mënyra se si Erion Veliaj e ka shpjeguar skemën e pastrimit të parave të pista në fushën e ndërtimeve në Tiranë përkon me atë që tregojnë italianët e përgjuar nga Antimafia. Sipërmarrësit e lidhur me Ndragheta-n flasin për një sekser me emrin “Nik”, që arrin të ketë kontaktet e duhura dhe bën lidhjen mes tyre dhe autoriteteve.

Edhe Veliaj gjatë një interviste në Opinion, në Mars të vitit 2019, kur është pyetur për pastrimin e parave në kantieret ë ndërtimit foli për shitblerjen e lejeve të ndërtimit nga një dorë në tjetrën. Kryebashkiaku ka treguar se nga momenti që ai jep lejen e ndërtimit, ajo konsiderohet një pronë. Si e tillë mund të shitet diku tjetër dhe pas kësaj, Bashkia është e shfajësuar nga çdo përfshirje në skemën e pastrimit të parave. VIDEO KETU

PJESE NGA BISEDA NE OPINION

Fevziu: Duke iu referuar një raporti të Departamentit Amerikan të Shtetit që flet për pastrimin e parave të pista në ndërtim, doja t’ju pyesja: A keni ju shqetësim që para të pista, që kanë ardhur nga kanabisi, nga tregtia e kokainës, heroinës, mund të jenë investuar në ndërtimet në Tiranë? A rrezikon që paratë e pista të hidhen dhe të pastrohen përmes ndërtimit në Tiranë?

Veliaj: Të paktën kullat e mëdha, apo në lidhje me ndërtesat ikonike ne gjithmonë kemi bashkëpunim me prokurorinë dhe me Agjensinë e Pastrimit të Parave.

Fevziu: A verfikohen përpara?

Veliaj: Çfarë ka ndodhur… çfarë ka ndodhur… është njësoj si ti sot, të kesh blerë orën, a këpucën, a kollaren nga dikush që i ka vjedh dhe i ka shit në dyqan. Pra ka ndodhur që dikush merr lejen dhe e shet te një palë e tretë, aty nuk është Bashkia më që e kontrollon, pra bashkia…

Fevziu: Kush verifikon më pas?

Veliaj: Është institucioni i pastrimit të parave.

Fevziu: Pra, ndodh që e marrin lejen dhe e rishesin me…?

Veliaj: Si çdo lloj prone, pra në fakt, kompania që ka marrë lejen, është një pronë, siç shet dyqanin, nuk e ndalon dot. Në këtë fazë janë ata që kontrollojnë transaksionet bankare, pra ne nuk jemi institucion ligjzbatues.

Ndryshimi mes skemës së pastrimit që ka përshkruar Veliaj në Opinion dhe historisë që tregojnë italianët, është se sipas tyre vetë Erion Veliaj është takuar personalisht me avokatin Laruso. /Lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Lajme
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Lajme
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Lajme
Barduani: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake

Barduani: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake

Siguri
Kalo në kategori