Përgatitja e ballakumes shpallet pjesë e trashëgimisë kulturore në Shqipëri

Riti tradicional i përgatitjes së ballakumes shpallet pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale në Shqipëri.
Lajmi u bë i ditur nga ministri shqiptar i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se “si një ëmbëlsirë tradicionale ballakumja përfaqëson në mënyrë autentike identitetin dhe traditën tonë kulinare, e lidhur ngushtë me festën e Ditës së Verës dhe me rrënjë të hershme në trevën e Elbasanit”.
Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës. Në Elbasan gatuhen vetëm për këtë festë, kjo i bën ato edhe më të veçanta.
Ballakumet janë ëmbëlsirat që gatuhen me gjalpë, sheqer, vezë dhe miell misri të situr mirë.
Trashëgimia kulturore jomateriale në Shqipëri përfshin traditat e gjalla, shprehjet gojore, artet interpretuese, ritet dhe zanatet tradicionale të trashëguara ndër breza. Ajo është pasuria shpirtërore që përcakton identitetin kulturor shqiptar, ku spikasin iso-polifonia, epika e kreshnikëve, veshjet popullore dhe kodet shoqërore si besa./ATSH

















































