LAJMI I FUNDIT:

Përgatitet platformë për paraqitjen e ndotësve të ajrit në Maqedoni

Përgatitet platformë për paraqitjen e ndotësve të ajrit në Maqedoni

Me qëllim zbulim më të lehtë të ndotësve të mjedisit jetësorë dhe burimin e ndotjes, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësorë ka përgatitur platformë, nëpërmjet së cilës qytetarët do të mund të paraqesin ndotësit e ajrit dhe tokës.

Paraqitjet qytetarët do të mund ti bëjnë përmes rrjeteve të tyre sociale, adresave elektronike dhe web-faqes së inspektoratit.

Në paraqitjen e rasteve të ndotjes qytetaret do të duhet të tregojnë vendndodhjen ku kanë vërejtur ndotje, problemin që e paraqesin, mundësisht të ketë video apo fotografi si dhe ti lënë të dhënat e tyre me qëllim që inspektorët të mund ti kontaktojnë. Për të funksionuar sipas nevojave dhe kërkesave të qytetarëve Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor i nevojiten të paktën edhe 11 inspektorë për të mbuluar Shkupin dhe rajonet ku nuk ka numër të mjaftueshëm të inspektorëve. Për momentin në teren janë 15 inspektorë.


“Të gjithë e dimë se nuk kemi numër të mjaftueshëm të inspektorëve, megjithatë tani ne e bëjmë koordinimin me inspektorë të autorizuar dhe në momentin kur urgjentisht nuk mundet të shkojë ndonjë inspektor në teren atëherë i drejtohemi komunës që të mund të dokumentohet ndotja”, tha Ana Petrovska, drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Ambientit.

Platforma është punuar në bashkëpunim me Institutin për studime të komunikimit, dhe analiza ka treguar se nevojitet procedurë më e thejshtë për paraqitjen e ndotësve të mjedisit jetësor.

“Inspektoratet që kanë kompetenca në sferën e ambientit jetësor nuk janë sa duhet transparent në kuptimin e asaj që nuk publikojnë informacione të mjaftueshme për mbikëqyrjet inspektoriale që i bëjnë nëse dhe çfarë masa ndërmarrin si dhe atë se nuk ju mundësojnë qytetarëve që më drejtpërdrejt dhe më të thjeshtë ti paraqesin problemet me të cilat ballafaqohen”, tha Dejan Andonov nga Instituti Studime të Komunikimit.

Qytetarët e Shkupit njëherit kanë në dispozicion edhe numrin telefonik 193 ku mund t’i paraqesin rastet e ndezjes së zjarreve në hapësirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori