LAJMI I FUNDIT:

Përgatitet ligj për sistem adresash në Maqedoni

Përgatitet ligj për sistem adresash në Maqedoni

Ministria për transport dhe lidhje ka filluar procedurë për përgatitjen e një Ligji për sistem të adresave, me të cilin duhet të vendoset një sistem i standardizuar i adresave në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacionit të publikuar në Regjistrit të vetëm kombëtar të rregullave (RVKRR), në bazë të vendimit të sjellur në mbledhjen e 123-t të kuvendit të Maqedonisë, të mbajtur më 1 dhjetor, 2015, Agjencia për kadastër dhe patundshmëri ka qenë obliguar për të formuar një grup pune, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë për transport dhe lidhje, Ministrisë për punë të brendshme, Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, Regjistrit qendror dhe Entit shtetëro për statustika, me qëllim të përgatitjes së Ligjit për regjistër të adresave.

Në pajtim me fragmentin e draft-procesverbalit të seancës së 57-të të qeverisë së Maqedonisë, Ministria për transport dhe lidhje është e obliguar të sjell Propozim-Ligj për sistem të adresave, i përgatitur nga grupi punues i formuar me Përfundimin e mbledhjes së 123-të të qeverisë së Maqedonisë.


Qëllimi kryesor për propozimin e një ligji për sistem adresash bëhet për të vendosur një sistem të standardizuar të adresave me të dhëna të përfshira grafike dhe atributive që do të përcaktojë lokacionin e adresës, si edhe të përcaktohet përgjegjësia, kurse Agjencia për kadastër dhe patundshmëri ta zbatojë dhe udhëheqë Regjistrin e adresave të Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori