Ka filluar nata finale e edicionit të 55-të të Festivalit të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar.

Edhe këtë vit plot konkurrentë garuan për çmimin e madh, por vetëm 14 prej tyre arritën që të futen në finale për të garuar për çmimin e madh, rrugën për në "Eurovision".


Ndër konkurrentët më sfiduese këtë vit, ka qenë këngëtarja Linda Halimi, e cila ka ardhur ekstra nga Shtete e bashkuara të Amerikës vetëm për këtë festival.

"Botë" titullohet kënga e saj, me të cilën këngëtarja pretendon "Eurovisionin".

Ajo ka mbaruar me sukses performancën e saj në natën finale, gjersa kënga e saj po cilësohet si kënga më pretendente për ta fituar edicionin e sivjetmë të Festivalit të RTSH-së.

"Botë" është punuar me muzikë dhe orkestrim nga kompozitori i njohur Klodian Qafoku, gjersa tekstin e saj e ka shkruar Big Basta. /Telegrafi/

linda3 Linda Halimi gjatë performancës së saj në finalen e Festivalit të RTSH-së.

linda2