LAJMI I FUNDIT:

Përfundojnë bastisjet në Zubin Potok dhe Zveçan

Përfundojnë bastisjet në Zubin Potok dhe Zveçan
Foto: Ilustrim

Kanë përfunduar bastisjet e Policisë së Kosovës në dy komunat veriore, Zveçan dhe Zubin Potok të cilat kanë të bëjnë me sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Bansjkë të Zveçanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, pas kryerjes së bastisjeve nuk ka persona të arrestuar.


Bastisje në tri lokacione në veri lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë
Lexo po ashtu Bastisje në tri lokacione në veri lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

I pyetur nëse ka ndonjë konfiskim apo sekuestrim, Elshani tha se nuk ka dijeni pasi siç u shpreh ai “bastisjet janë kryer nga Prishtina dhe njësia e veriut veçse ka asistuar”.

Ndryshe, më 24 shtator, një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit – komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe. Si pasojë e sulmit, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në kundërpërgjigje të sulmit terrorist, Policia vrau tre sulmues.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist e ka marrë Milan Radoiçiq, i cili pas sulmit dha dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe, parti kjo e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori