Përfshirja e përfaqësuesit të komunitetit serb në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, do të jetë mjaft problematike jo vetëm për pretendentin kryesor për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin, por edhe për Listën Serbe, e cila ka fituar 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.
Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, subjekt ky politik i cili ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor, ka deklaruar se Lista Serbe nuk do të përfshihet në koalicion qeverisës, të cilin Lëvizja Vetëvendosje e synon me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por, ai po ashtu ka theksuar që do ta respektojë Kushtetutën e Kosovës. Kjo e fundit, i garanton përfaqësuesve të komunitetit pakicë serb në Kuvendin e Kosovës, që ta kenë një ministri në Qeverinë e Kosovës, në rast se ekzekutivi do të ketë 12 ministri.
Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se tashmë është krijuar një situatë, ku Lista Serbe, e cila ka fituar 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës, është kundër një qeverie që do t’i printe Albin Kurti, ndërkaq që ky i fundit nuk pajtohet me programin e Listës Serbe, e cila i përfaqëson interesat e Serbisë.
Sipas tij, kompromisi në këtë situatë duhet gjetur ndërmjet asaj se a do të dëshironte Kurti që me kabinetin qeveritar të prezantonte edhe emrin e personit që do të përfaqësonte komunitetin serb të Kosovës, por që do të ishte i propozuar nga Lista Serbe apo do të dëshironte që ta ketë një propozim të vetin për dikë që e përfaqëson komunitetin serb, por jo domosdo politikën e Listës Serbe.
“Me rëndësi është që vetëm votat e deputetëve serbë e përcaktojnë emrin konkret të këtij ministri. Nëse, megjithatë, Lista Serbe e nxjerr kandidatin e vet, që e miraton me Albin Kurtin, kjo do të thotë se ajo do të ketë anëtar në qeveri, por nuk do të jetë partner i koalicionit, sepse ana programore e parandalon, të themi, koalicionin me Listën Serbe. Në këtë bazë, Lista Serbe mbetet në opozitë ose herë pas here e përkrahë qeverinë, por nuk është partner i koalicionit në qeverinë e Kurtit”, tha Tahiri.
Dushan Janiq nga Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë që ekzistojnë disa opsione që e përshkruajnë zgjidhjen e situatës. Opsioni i parë, sipas tij, është që Lista Serbe të mos jetë pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovë, por mbetet problem se si do të mund të zgjidhet një përfaqësues serb për ministër, në rast se ai nuk votohet nga më shumë se gjysma e deputetëve të komuniteteve pakicë në Kuvend.
“Problemi i dytë është se çfarë është ajo për të cilën Kurti është i gatshëm të paguajë, në mënyrë që Lista Serbe të mos tërhiqet nga të gjitha institucionet, si një përgjigje, e cila do të bëhej legjitime. Pra, ‘nëse nuk na doni këtu, atëherë ne po tërhiqemi nga të gjitha’. Është vështirë që tash të thuhet se si do të duket aranzhimi i mundshëm, por ai përfshin konsultimet e drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta me Beogradin dhe me sa di unë, ky është problemi më i madh për Kurtin. Po ashtu, problem për Kurtin është që edhe në rast se nuk i duhen serbët, atij i nevojitet edhe një listë (subjekt) shqiptar”, tha Janjiq.
Ai shtoi që, në çfarëdo rasti, ekziston rreziku që në rast se nuk e arrihet një marrëveshje për përfaqësimin e serbëve në qeveri, do të shkaktohet shkatërrim i tërësishëm i aranzhimit që buron nga Marrëveshja e Brukselit për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
Politologu Tahiri thekson që edhe në rast se Lista Serbe do ta ketë një ministër në qeverinë e ardhshme – gjithmonë nëse kjo qeveri do të ketë vetëm 12 ministri – ndërkohë që do të ishte opozitë në Kuvend, kjo do t’i ofronte rehati Kurtit, në qeverisjen që e pretendon.
“Kjo nuk e vë në situatë të keqe Albin Kurtin. Përkundrazi, e vë në situatë të pastër sa i përket programit dhe në situatë të pastër sa i përket politikave. Pra, nuk ka bashkëpunim me Listën Serbe dhe nuk ka bashkëpunim edhe me ministrin që propozohet prej saj dhe që Albin Kurti, në bazë të Kushtetutës, detyrohet që ta fusë në qeveri”, tha Tahiri.
Ndërkaq, Janjiq, shpreh mendimin që një qeveri pa Listën Serbe, do të jetë e mundur në rast se pretenduesi kryesor për kryeministër, Kurti, do të siguronte mbështetjen e shumicës bindëse brenda korpusit të partive politike shqiptare, të cilën aktualisht, sipas tij, nuk e ka bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Kurtit i nevojiten edhe një ose dy partnerë nga ana e shqiptarëve e pastaj ai mund t’i lë pas dore ata 10 deputetë (të Listës Serbe) dhe natyrisht, mund të menaxhojë rreziqet. Në anën tjetër, unë mendoj që për Listën Serbe do të ishte shumë me e mirë që të mos jetë në koalicionin qeverisës. Ata do të mund të bënin shumë më tepër nga statusi i opozitës, sepse atëherë do të mund të vepronin. Deri më tash ata kanë qenë në koalicion qeverisës dhe pastaj e braktisën Kuvendin dhe hoqën dorë nga veprimi, ndërkaq që koalicioni qëndronte. Kur i shihni të gjitha kërkesat e Listës Serbe, për shkak të cilave ata e bojkotuan qeverinë, asgjë nuk është bërë. Në fund, doli që ata ishin vetëm për të marrë pagat”, u shpreh Janjiq.
Në anën tjetër, zyrtarët e Listës Serbe nuk kanë dashur të përgjigjen lidhur me mundësitë për përfshirje eventuale në qeverisjen e ardhshme të vendit.
Megjithatë, njohësit e zhvillimeve politike kanë vlerësuar se Lista Serbe do të hiqte dorë nga emërimi i një ministri të saj në qeverinë e vendit, vetëm nëse për këtë merr instruksionet nga Beogradi zyrtar. Ky i fundit, në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, ka mbështetur vetëm Listën Serbe, si subjekt të vetëm për përfaqësimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!