Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) përmes një reagimi për media ka thënë se gjatë raportimit të KPM-së në Komisionin për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Medie të Kuvendit të Kosovës nuk është kërkuar që në procesin e amandamentimit të Ligjit për KPM-në të përfshihet çështja e rregullimit mediave online në kuadër të kompetencave të KPM-së, siç është paraqitur në opinion përmes disa portaleve.
KPM-ja thotë se ka kërkuar që në procesin e amandamentimit të Ligjit për KPM-në, të parashihen kompetenca sa i përket shërbimeve mediale audio-vizuele që shpërndahen në platforma online, ashtu siç është rekomanduar në Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2020 të Parlamentit dhe Këshillit të Evropës dhe duke u bazuar në Direktivën 2018/1808 të Parlamentit dhe Këshillit të Evropës për Shërbime Mediale Audio-Vizuele.
Lexoni të plotë reagimin e KPM-së:
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) sqaron opinionin publik se, gjatë raportimit të KPM-së në Komisionin për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Medie të Kuvendit të Kosovës, NUK është kërkuar që në procesin e amandamentimit të Ligjit për KPM-në të përfshihet çështja e rregullimit mediave online në kuadër të kompetencave të KPM-së, siç është paraqitur në opinion përmes disa portaleve.
KPM-ja ka kërkuar që në procesin e amandamentimit të Ligjit për KPM-në, të parashihen kompetenca sa i përket shërbimeve mediale audio-vizuele që shpërndahen në platforma online, ashtu siç është rekomanduar në Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2020 të Parlamentit dhe Këshillit të Evropës dhe duke u bazuar në Direktivën 2018/1808 të Parlamentit dhe Këshillit të Evropës për Shërbime Mediale Audio-Vizuele (Audiovisual Media Services Directive).
Bazuar në Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2020, të hartuar nga Komisioni Evropian dhe Direktivën 2018/1808 të Parlamentit dhe Këshillit të Evropës për Shërbime Mediale Audiovizuale, KPM-ja i ka propozuar Komisionit përkatës të Kuvendit të Kosovës që në procesin e amandamentimit të Ligjit për KPM-në të parashihen kompetenca sa i përket rregullimit të shërbimeve mediale audio-vizuele në internet (online), përfshirë këtu shërbimet e reja si Catch up TV, Video on Demand, Ueb TV dhe Video Sharing Platforms.
Në Raportin e Progresit për vitin 2020, në mes tjerash, theksohet se “KPM-ja nuk ka kompetencë për të licencuar dhe monitoruar shërbimet mediale audio-vizuele në internet (online), edhe pse këto janë të mbuluara tashmë nga Direktiva për Shërbimet Mediale Audio-Vizuele”.
Po ashtu, sipas këtij Raporti theksohet se “…por kompetencat e saj duhet të shtrihen edhe në shërbimet mediale audio-vizuele online (p.sh. Catch up TV, video on demand dhe ueb TV)”.
Në Direktivën 2018/1808 për Shërbimet Mediale Audio-Vizuele është potencuar se zhvillimet teknologjike kanë mundësuar krijimin e llojeve të reja të shërbimeve dhe përvojave të përdoruesve.
Si rezultat i kësaj, kanë ndryshuar edhe zakonet e shikuesve për të shikuar përmbajtje audio-vizuele, ku theksohet se posaçërisht gjeneratat e reja kanë kaluar në pajisje portative për të shikuar përmbajtje audio-vizuele. Llojet e reja të përmbajtjeve, si video klipet apo përmbajtjet e gjeneruara nga përdoruesit, kanë fituar një rëndësi në rritje dhe akterë të rinj, përfshirë ofruesit e shërbimeve video me kërkesë (providers of video-on-demand services) dhe platformave të shpërndarjes së videove (video-sharing platforms), tashmë janë mirë të themeluara. Sipas kësaj Direktive, kjo konvergjencë e mediave kërkon një kornizë ligjore të azhurnuar në mënyrë që të pasqyrojë zhvillimet në treg dhe për të arritur një ekuilibër midis qasjes në shërbimet e përmbajtjes në internet (online), mbrojtjes së konsumatorit dhe konkurrencës.
Prandaj, KPM-ja sqaron opinionin publik, gazetaret dhe të gjitha mediat se NUK bëhet fjalë për zgjerimin e kompetencave të saj në rregullimin e mediave online (portalet) por për shërbimet mediale audiovizuele në internet (online), siç është shpjeguar më lartë.
Propozimi i KPM-së, për ndryshim të ligjit të KPM-së është i bazuar në Raportin e Progresit të KE-së 2020 si dhe në Direktivën AVMS 2018/1808. Prandaj, KPM mbetet në dispozicion të publikut dhe palëve të interesit që në çdo kohë të ofrojë sqarime në lidhje me propozimet që janë bërë, për sa i përket hartimit dhe amandamentimit të legjislacionit që rregullon fushën e mediave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës