LAJMI I FUNDIT:

Përfshihet nga zjarri një veturë në Gjilan, s’ka të lënduar

Përfshihet nga zjarri një veturë në Gjilan, s’ka të lënduar

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 14:20 në rrugën “Lufta e Gjilanit”, në Gjilan.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Sipas tij, njësitet policore së bashku me njësitin e zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarjes, ku është bërë dhe lokalizimi i zjarrit.


Osmani po ashtu tha se nuk ka persona të lënduar.

“Më 05.01.2024 rreth orës 14:20 kemi pranuar informacion se ne rrugën ‘Lufta e Gjilanit’ në Gjilan një automjete me targa vendore është përfshirë nga zjarri.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale në automjet, lëndime trupore nuk ka pësuar askush”, ka thënë Osmani.

Sipas tij, rrethanat e rastit po hetohen nga hetues policor. /Telegrafi/