Britney Spears është e njohur për performancat ekzotike sa herë që del në skenë.

Këngëtarja amerikane ka tërhequr sërish vëmendje gjatë një koncerti të mbajtur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


36-vjeçarja kishte veshur një seri të brendshmesh, të cilat i kishte ndërruar gjatë interpretimit.

brit Britney Spears në Austin të Teksasit (Foto: splashnews.com)

Në fakt, ajo kishte performuar para publikut në Circuit of America në kuadër të Garës për çmimin e madh të Formula 1 në Austin.

Në njërën prej paraqitjeve të saj, këngëtarja ishte veshur njësoj si në videoklipin e këngës "Gimme More".

Të brendshme të kuqe, çizme të gjata e taka të larta - ishin disa prej përzgjedhjeve në veshjen e Britneyt.

Fansa të shumtë kanë shpërndarë video në rrjetet sociale, nga performanca e Spears. /Telegrafi/