Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, njëherësh nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, do të qëndrojë të enjten dhe të premten për një vizitë në Kosovë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.


“Ajo do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani. Me të arritur në Kosovë, PL/NP Kallas do të mbajë një konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Një njoftimin për media thuhet se Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike, pa përmendur zyrtarë të institucioneve të Kosovës, ose pa prezantuar një agjendë të saktë të takimeve.  /Telegrafi/