Përfaqësuesja e Kosovës e moshave U21 do të mbajë kamp katër ditor në bregdetin shqiptar, më saktësisht në qytetin e Durrësit.

Kosova ka mbledhur futbollistët e gjeneratave 1998 dhe 1999, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e ardhshme.


Trajnerët Rafet Prekazi, Erdogan Celina e Naser Prapashtica, do të kenë në dispozicion 25 futbollistë në këtë kamp.

Kosova U21

Shumica e këtyre futbollistëve do të jenë të ftuar për herë parë në Përfaqësuesen U21, derisa një pjesë e futbollistëve deri më tash kanë qenë pjesë e Kosovës U19.

Fakti që tashmë në secilën përfaqësuese të grupmoshave ka konkurrencë e ka bërë më të lehtë punën edhe për trajnerët.

Kjo pasi gjithçka funksionon në mënyrë zinxhirore dhe lojtarët që dallohen në grupmoshën e mëhershme do të kenë mundësi për t'i treguar vlerat e tyre edhe në ekipet e grupmoshave më të mëdha.

Rasti më i freskët është me futbollistët e deritashëm të Kosovës U19 që tashmë do ta kenë mundësinë që të luftojnë për një vend në Përfaqësuesen U21.

kosova u21 4

Kampi në Durrës do të mbahet prej datës 13 deri më 16 nëntor.

Më poshtë e keni listën me emrat e 25 futbollistëve të ftuar.

Kosova U21 lista

/Telegrafi/

telegrafi sport app