Po t‘i besosh korit polifon të alarmuesve, atëherë Amerika është e humbur, Perëndimi duke marrë fund dhe rendi liberal ndërkombëtar në grahmat e fundit. Me rizgjedhjen e Donald Trumpit hovi triumfues i populistëve do të jetë i pandalshëm. Teksa rendi liberal mezi mbahet, po vjen një epokë e neo-nacionalizmit, me Kinën dhe Rusinë si fuqi udhëheqëse revizioniste. Kështu thonë fatalistët.
Gjithsesi, e vërtetë është se demokracitë liberale janë në krizë të thellë. Por t‘i quash të mbaruara – e me to edhe idetë liberale të Rilindjes evropiane – do të ishte një gabim fenomenal. Ne e dimë se: populistët janë në gjendje të ankohen, por jo të qeverisin. Nacionalizmi etnik, shiko shekullin e XX-të, është sëmundje dhe jo eliksir shërues. Donald Trumpi do të dështojë ndoshta te kutitë e votimit, por në fund të fundit politika e tij do të dështojë te realiteti – dhe më shpejt nga sa mendohet edhe politika e pasuesve të tij evropianë. Edhe që shtetet perëndimore do të duhet të ekzistojnë nën zgjedhën e superfuqive revizioniste, nuk është e thënë. Në luftën e ftohtë ata kanë mësuar mjaft mirë të jetojnë me konkurrencën e sistemeve.
Në fakt, demokracitë perëndimore janë shumë më rezistente dhe të adaptueshme sesa mendojnë fatalistët. Në trashëgiminë e iluminizmit bën pjesë autokritika si tipar thelbësor i politikës demokratike. Këtë tipar nuk e ka asnjë formë tjetër qeverisjeje. Prandaj, demokracia liberale është në gjendje të njohë gabimet dhe t‘i korrigjojë ato, pa e mohuar apo shkatërruar veten.
Por, që projekti i një rendi liberal ndërkombëtar të ketë të ardhme, shtetet perëndimore duhet të largohen nga një rrugë e gabuar: nga ideja shumë e sigurt se e gjithë bota do ta pranojë rendin perëndimor. Që nga viti i revolucionit të 1989 ka qenë i përhapur besimi se me fundin e luftës së ftohtë kishte filluar epoka e artë e demokracisë. Mantra ishte: Tregtia sjell transformime, pas hapjes vjen liria. Evropa Lindore dhe Rusia, Kina dhe Lindja e Mesme do të ishin stacionet në marshimin triumfues të modelit tonë shoqëror.
Kështu u krijua një shtrirje tepruar liberale. Meqenëse e gjithë politika ishte drejtuar te një synim i përbashkët, te paqja demokratike nën proteksionin amerikan, tashmë dukej gati e panevojshme që të përdoreshin vullneti dhe mjetet për arritjen e këtij qëllimi. Përveç terroristëve nuk kishte më armiq, vetëm partnerë që ishin në rrugën për t‘u bërë miq. Në këtë botë mund të toleroheshin madje shkelësit e rregullave dhe përfituesit midis shteteve, për shembull në sistemin e tregtisë botërore. Atyre u duhej vetëm një çikë më shumë kohë, për t‘u bërë “si ne”. Sepse rrjedha e historisë njihte vetëm një qëllim, dhe disa rrugë të tërthorta dhe degëzime nuk do të ndryshonin asgjë. Që të tjerët të ndiqnin qëllimet e tyre dhe bënin vetëm sikur ishin partnerë dhe miq – kjo nuk ndodhte në botën e vetëkënaqur dhe të sigurt në fitore të determinizmit demokratik.
30 vjet më vonë “ne qëndrojmë para rrënojave të pritjeve tona”, siç shprehet historiani nga Mainzi Andreas Rödder. Po tani? Së pari është e rëndësishme të merret seriozisht kritika e populistëve për sistemin. Votuesit e tyre nuk janë vetëm të braktisur e me frikë për të ardhmen. Me të vërtetë nacionalistët e rinj kanë ndihmuar për të zbuluar ndonjë keqkuptim e ndonjë vetëmashtrim. Së paku ata shprehin dyshime të kuptueshme, për mënyrën se si interpretohen liria, lëvizja e lirë dhe tregtia e lirë në bashkëpunimin ndërkombëtar. Që ta pranosh këtë, nuk do të thotë në asnjë mënyrë të miratosh edhe qëndrimin e tyre atdheu-im-i-pari. Dhe nuk do të thotë aspak të pëlqesh recetat politike të populistëve.
Kush dëshiron të ulë ethet nacionaliste, duhet të ndërmarrë urgjentisht korrigjime për të rinovuar projektin liberal. Këtu bota ka nevojë për Perëndimin, dhe për një Perëndim të rinovuar.
Rinovimi duhet të ketë në bazë idenë e një liberalizmi solid. Kjo nënkupton një interpretim bashkëkohor të liberalizmit demokratik; besnik ndaj parimeve dhe rregullave, modest dhe i vetëdijshëm për kufijtë e tij, në të njëjtën kohë i gatshëm për t‘u mbrojtur.
Liberalizmi solid është një ideim i ri i Perëndimit, që i jep fund shtrirjes së ekzagjeruar por që ruan, përfaqëson dhe e mbron edhe më me vendosmëri thelbin e idesë.
Kryesorja është të mbrohen me vendosmëri parimet liberale, veçanërisht të drejtat e njeriut, por njëkohësisht të distancohemi nga liberalizmi ofensiv i llojit “Prit – se tani erdha unë”, i cili (në variantin e tij të majtë) bashkon vazhdimisht në nivel global fusha të reja të politikës, ose (në variantin e tij të djathtë) do që të përhapë në botë të mirën e supozuar, në rast nevoje edhe me ndihmën e bajonetave.
Liberalizmi i fortë solid nuk dëshiron të rendë pas një të mire ultimative, një summum bonum. Ai është më tepër i moderuar dhe skeptik. Ai mjaftohet që të pengojë një summum malum, një të keqe ultimative, si krimin njerëzor të gjenocidit. Kështu mund të arrihet që të mos tradhtohen vlerat liberale e megjithatë të bashkëjetohet në paqe edhe me regjimet jo miqësore, madje të rrezikshme në një botë pa hegjemoni liberale (amerikane). Në këtë mënyrë ruhet rendi liberal ndërkombëtar, e megjithatë ai pranon realitetin politik me sisteme rendesh konkurruese.
Kjo nuk është pak në një kohë të rikthimit të autoritares. Ajo kërkon që t‘i respektosh me të vërtetë dhe të zbatosh rregullat e tua, kur ato preken. Kërkon që të kundërshtosh ata, që duan t‘u imponohen vendeve perëndimore me mënyra autoritare. Bota e lirë do të duhet të vishet me një lloj tolerance mbrojtëse. Liberalizmi, që krijohet në këtë mënyrë është i kujdesshëm dhe defensiv, jo ofensiv, që prezantohet me shembullin e vet, jo misionues. Ky qëndrim i rezervuar, në besnikëri ndaj vlerave, është në përshtatje me kohën. Një liberalizëm i tillë solid mund të na çojë në një rend të rinovuar liberal.
(Autori është zëvendëspresident i German Marshall Funds of the U.S. Më parë ka drejtuar shtabin e planifikimit dhe të fjalimeve të presidentit gjerman Joachim Gauck. Të hënën me 23 shtator 2019, u botua libri i tij “Bota ka nevojë për Perëndimin: Fillim i ri për një rend liberal”, në të cilin bazohet ky tekst)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A