Përbindëshi gjigant shfaqet në një plazh, askush nuk e di se çfarë mund të jetë! (Video)

Në disa pamje të pabesueshme, një kafshë vigane është parë e varur në ajër, pasi thuhet të jetë kapur nga një grep peshkimi.
Dhe duke pasur parasysh faktin se regjistrimi - i bërë në një plazh në Marok - ishte bërë natën, përcjell Telegrafi, ajo është edhe më e vështirë për tu identifikuar se për çfarë lloji bëhet fjalë.
Disa sugjerojnë se bëhet fjalë për një lloj peshku, por madhësia dukshëm e madhe e bën atë të paidentifikueshme.
Një turmë e madhe shpejt ishte mbledhur rreth saj, por dëshmitarët duket se gjithashtu nuk kanë ndonjë ide se për çfarë bëhet fjalë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































