Përbërësit që i shërbejnë shëndetit të zemrës – rekomandimet e kardiologëve

Ka disa mënyra për të mbështetur shëndetin e zemrës, nga të qenit aktiv deri te administrimi i stresit.
Sipas kardiologes Elizabeth Klodas, prioriteti i të ushqyerit është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për të mbrojtur shëndetin tuaj.
Ushqyerja luan një rol integral në shumë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës dhe kardiovaskulare, kështu që një dietë e shëndetshme mund të jetë një mënyrë efektive për të mbajtur një zemër të shëndetshme dhe për të parandaluar sëmundjet e zemrës.
Ushqimet e pasura me acide omega-3 yndyrore
Të parët në këtë listë të ushqimeve të shëndetshme për zemrën që ha një kardiolog gjatë ditës, janë acidet omega-3 yndyrore. Disa nga shembujt më të mirë përfshijnë orizin, thjerrëzat e kuqe, spinaqin, fasulet, kungujt e dimrit, farat chia, arrat, salmonin e egër, sardelet, harengën.
Acidet omega-3 yndyrore janë anti-inflamatore, ndihmojnë në hollimin e gjakut për të parandaluar mpiksjen, ulin presionin e gjakut dhe ndihmojnë në ngritjen e kolesterolit të mirë, ndërsa ulin trigliceridet.
Antioksidantët
Nëse doni t’i jepni shëndetit të zemrës suaj një nxitje të madhe, është e rëndësishme ta trajtoni dhe reduktoni inflamacionin kronik. Inflamacioni është i lidhur me probleme të shumta shëndetësore dhe hulumtimet tregojnë se ulja e tij mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.
Shtimi në dietën tuaj i ushqimeve që janë të mbushura me antioksidantë, mund të ndihmojë në përpjekjet për ta luftuar inflamacionin kronik.
Antioksidantët luftojnë radikalet e lira në trupin tonë, ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes, reduktojnë inflamacionin dhe ndihmojnë në neutralizimin e çdo toksine qarkulluese. Disa shembuj të ushqimeve më të mira të pasura me antioksidantë përfshijnë domatet, portokallet, boronicat e egra, çokollatën e zezë dhe çajin e gjelbër.
Fibrat ushqimore të plota si drithërat
Fibrat janë një aspekt kyç i një diete të shëndetshme dhe të plotë, por shumë prej nesh nuk i marrin mjaftueshëm. Fibrat ju ndihmojnë të jeni të ngopur për një kohë të gjatë pasi të keni mbaruar vaktin tuaj dhe ju ndihmojnë të mbani një peshë të shëndetshme.
Ato mbështesin një mikrobiomë të shëndetshme të zorrëve dhe mbajnë nivelet e kolesterolit të ulëta duke parandaluar që kolesteroli të absorbohet në traktin tretës.
Gratë duhet të synojnë për 25 gramë fibra në ditë dhe burrat rreth 38 gramë. Ju mund të merrni natyrshëm fibra nga shumë fruta dhe perime të plota. Disa nga ushqimet më të mira të pasura me fibra për t’i shtuar në dietën tuaj janë: bizelet, zarzavatet, farat e shegës, farat e lirit, fiqtë e thatë, kungulli i konservuar, bananet, zemrat e angjinareve, tërshëra e prerë në çelik, bulguri dhe elbi.
Sterolet bimore si zarzavatet me gjethe
E fundit, por jo më e rëndësishmja, në këtë listë të ushqimeve shëndetshme që preferon një kardiolog të për zemrën, janë sterolet bimore ose fitosterolet.
Këta përbërës natyralë të bimëve parandalojnë që kolesteroli të përthithet në sistemin e tretjes. Sipas Klinikës Cleveland, ngrënia e ushqimeve me bazë bimore që përmbajnë fitosterole është një mënyrë e sigurt për të ulur kolesterolin dhe për t’i parandaluar problemet shëndetësore, si goditjet në tru dhe sulmet në zemër. Përveç kësaj, ato mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të diabetit, kancerit dhe obezitetit.
Drithërat integrale, arrat, perimet, frutat, qumështi dhe djathi që janë të pasura me fitosterole, janë burime të shkëlqyera të tyre. Ju gjithashtu mund të merrni fitosterole në formën e suplementeve ushqimore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame