“Përballje” mes FFK-së, Ministrisë dhe FC Prishtinës për stadiumin e qytetit dhe ndeshjen Prishtina-Drita
Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet për gjendjen në futbollin e Kosovës.
Pse nuk u zhvillua në Prishtinë ndeshja e Vala Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës në stadiumin e qytetit të Prishtinës, por në "Shani Haxhiislami" të Pejës?
A është kjo ndeshja më vendimtare në vitet e fundit, ku do të dihet kampioni i Kosovës?
Pse FC Prishtina këmbëngul që takimi do të duhej të zhvillohej në Prishtinë e cili është qëndrimi i Ministrisë së Sportit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës?
Kur do të bëhet Prishtina me stadium dhe kur përfaqësuesja jonë do luajë ndeshjen e parë në Kosovë?
Pse ndeshja miqësore Kosovë-Shqipëri po zhvillohet në Zvicër?
Për të diskutuar për këto tema të ftuar janë:
Ibër Alaj - Drejtor i Departamentit të Sportit,
Arianit Ahmeti - Federata e Futbollit të Kosovës
Ahmet Kurtolli - Nënkryetar, FC Prishtina
Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të premte në RTV Dukagjini nga ora 21:10.






























