Nga jashtë dukej si çdo berberhane e zakonshme. E vendosur mes një dyqani bamirësie dhe një tjetër me elektroshtëpiake të përdorura, CSG Barbers ofronte rruajtje dhe qethje. Por pas atyre dyerve fshihej një kazino, ku trafikantët e drogës dhe kriminelët vinin baste prej mijëra paundësh, ndërkohë që shërbeheshin nga kamariere të bukura.
Kjo strofull e jashtëligjshme u zbulua nga policët, të cilët vunë në pranga dy vëllezërit shqiptarë, që shpërndanin kokainë nga Londra juglindore në atë qendrore.

Dyshja bënte mbi 4 mijë paund në ditë, me një rrjet shpërndarësish rumunë që e shpërndanin drogën në Derbyshire, Leicestershire dhe Staffordshire.
Droga u dërgohej të paktën 145 përdoruesve në ditë, shpesh e mbështjellë me bileta të lotarive.
Britanikja The Sun, e cila përcjell edhe detajet më lart, ka zbardhur të gjithë mënyrën sesi autoritetet policore arritën të shkatërronin perandorinë kriminale të dy vëllezërve Edmond dhe Eduard Haziri, duke analizuar rreth 1.2 milionë mesazhe, biseda në WhatsApp dhe telefonata.

Posteri i Scarface
Vëllezërit bënin jetë luksi. Makina të shtrenjta, ora Rolex, rroba të markave si Balenciaga, Alexander McQueen, Louis Vuitton dhe Moncler. Edhe për bashkëshortet e tyre nuk kurseheshin, me këpucë të Christian Louboutin e Valentino. E njëjta gjë edhe për fëmijët.
Edmondi, 36-vjeç, kishte një varëse floriri të veshur me diamandë 30 karatë.
Ai dhe Eduardi, 34-vjeç, kishin caktuar kushërinjtë e tyre Gazmend Hoxha 47-vjeç dhe një shok të vjetër shkolle, Alban Krasniqin, 34-vjeç, ndërmjetës për “Eddie Line”, emri që kishte pasur lavazhi i cili dikur drejtohej nga babai i tyre.

Kur policët bastisën banesën e Krasniqit në Blackheath Hill në jug të Londrës, në Mars të 2022-t, ata gjetën në mur një poster të filmit Scarface. Po ashtu policët zbuluan disa telefona celularë, por nuk qenë në gjendje të zbulonin vendndodhjen e telefonit kryesor që përdorej për porositë. Në këtë pikë morën një qen, i cili arriti ta gjente iPhone-in në bahçen e një fqinji, pasi Krasniqi e kishte hedhur nga dritarja. Oficerët arritën të kishin akses në telefon, pasi panë pamjet e kamerave të sigurisë, ku 34-vjeçari shfaqej duke vendosur PIN-in.
Autoritetet e dinin që dy vëllezërit shqiptarë ishin “koka” në tregun e drogës, por nuk ia kishin idenë që drejtonin po ashtu një kazino të jashtëligjshme.
Detektivi Kane Martin nga policia e Derbyshire, që drejtoi operacionin tha se berberhania ishte kamuflazh: “Për kalimtarët nuk mund të kishte dyshime për atë që po ndodhte brenda, por nuk besoj se ai që futej, shkonte për prerje flokësh, pasi qartësisht nuk ishte një vend për t’u qethur”.

“Strofulla e pokerit që ndodhej në bodrum, menaxhohej dhe operohej nga Edmondi. Ishte një ambient i avancuar dhe i shtrenjtë”.
“Nga dera kryesore dukej si asgjë, por personat futeshin nëpërmjet një korridori pritës, të survejuar nga telekamerat përpara se të lejoheshin të kalonin nga dera që të çonte poshtë në kazino”.
“Në gjykatë paraqitëm prova të disa lojërave pokeri dhe tavolinave të blackjack, ku viheshin baste prej qindra mijëra paundësh ndërkohë që kamarieret shërbenin pije”.
Eduardi menaxhonte restorantin e familjes, D’Angelo, që ndodhej në zonën e pasur të Orpington. Ky ishte po ashtu një vend i rëndësishëm takimi mes vëllezërve dhe të afërmve të tyre për të dorëzuar paratë që vinin nga droga.

Pamjet e sigurisë të marra nga oficerët e policisë tregonin kriminelët teksa numëronin tufat me para në kuzhinë përpara se t’i fusnin nëpër zarfë.
Prindërit e vëllezërve punonin të dy në lokalin në fjalë, por ndaj tyre nuk janë ngritur akuza.
“Roli i Hoxhës si ndërmjetës ishte shumë i rëndësishëm, pasi ai udhëtonte në Londër për të marrë kokainën dhe dorëzonte të ardhurat. Në Shkurt të 2022, ne besojmë se ata arritën të bënin deri në 4 mijë paund në një ditë të vetme. Krasniqi ishte personi kryesor për operimin e grupit dhe drejtonte Eddie Line. Ishte mjaft i njohur në zonë për shpërndarjen e kokainës me cilësi të mirë nga shqiptarët”, tha më tej detektivi Martin.

Kartelet vdekjeprurëse të drogës
“Si pjesë e operacionit na u desh që të ekzaminonim 1.2 milionë të dhëna telekomunikacioni dhe më shumë se 45 telefona të ndryshëm. Kishim një punë të madhe analitike, pasi grupi shpesh i hidhte telefonat që përdorte dhe blinin numra të rinj. Në fund, kur paratë shkuan në Londër, ishim në gjendje të provonim se nga ku po vinin”.
Hetimet e policisë nisën në fillim të 2020-s, pasi oficerët dalluan një shofer makinë që po kryente lëvizje të dyshimta në zonën e Swadlincote të Derbyshire. Dyshimet se ai kishte lidhje me shpërndarjen e drogës, bënë që të niste operacioni i koduar Wildflower (shqip. Lulja e egër).
Përgjimet dhe ndalesat e makinave e lidhën rrjetin me vëllezërit.
“Vëllezërit ishin në krye dhe larg bazës së klientëve, duke mos u përfshirë në zinxhirin e operacionit. Por ne e dinim që ishin ata që e drejtonin Eddie Line”, shtoi më tej detektivi.
Policia ndërmori një seri operacionesh Marsin e vitit të shkuar. Gjykata e Derby u njoh me faktin se banda kishte qarkulluar një sasi prej 9 kilogramë kokainë, e cila përllogaritet se kapte një vlerë prej 1.1 milionë paund.

9 persona u dënuar me 70 vjet burg në total për rolet e tyre në këtë sipërmarrje, përfshirë dy vëllezërit. Edmondi u dënua me 15 vjet heqje lirie, ndërsa Eduardi me 15 vjet e 6 muaj. Hoxha u dënua me 11 vjet, Krasniqi me 9 vjet.
The Sun shkruan se përgjatë 20 viteve të fundit, “kriminelët shqiptarë kanë vënë nën kontroll tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, pasi krijuan aleancë më kartelet vdekjeprurëse të Amerikës Latine. Më famëkeqja është Hellbanianz, e vendosur në Londrën lindore”./Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker