Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka filluar një plan operacional për të gjithë ata të cilët në komunikacionin rrugor nuk janë duke e respektuar dritën e kuqe në semaforë, vijën e plotë si dhe për këmbësorët të cilët nuk kalojnë në vijat e bardha (zebra).
Lajmin e bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin komandanti i trafikut rajonal për regjion të Prishtinës, major Milaim Fejzullahu.
Fejzullahu tha se aksioni ka filluar javën e kaluar, do të vazhdojë edhe javën e ardhshme, i cili aksion sipas tij ka për qëllim parandalimin e aksidenteve të shumta që po ndodhin kohëve të fundit.
Ai po ashtu tregoi se për tre muaj si masë mbrojtëse janë konfiskuar afër 200 patentë shoferë vetëm për mosrespektim të dritës së kuqe në semafor.
“Plani operativ, mosrespektimi i dritës së kuqe, mosrespektimi i semaforit i cili ka filluar javën e kaluar dhe është vazhdimësi, kjo është java e dytë. Pastaj e kemi planin operativ të këmbësorit i cili është ende në implementim edhe mosrespektimi i vijës së plotë. Para dy jave ka filluar aksioni policor dhe vazhdon edhe javën e ardhshme. E tëra është bërë për shkak të kundërvajtjeve të shumta të cilat nuk po respektohen drita e kuq, si masë mbrojtëse për tre muaj janë konfiskuar afër 200 patentë shofer, vetëm për dritë të kuqe. Edhe për vijë të plotë kemi marr masa”, ka thënë Fejzuallhu.
Komandanti i trafikut rajonal për regjion të Prishtinës po ashtu tha për identifikimin e atyre që tejkalojnë në vijë të plotë kanë futur në funksion dhe dronin.
“E kemi fut edhe dronin në funksion që të identifikojmë ata të cilët nuk e respektojnë vijën e plotë. Është plani që dy njësi tonat do të qëndrojnë në Veternik për shkak të disa aksidenteve që kanë ndodhur kohëve të fundit ku këmbësorët kalojnë vend e pa vend, duke i kaluar ndarjet fizike e barrierat”, tha ai.
“Është mundësia që plani të vazhdohet pasi e tëra po bëhet për parandalimin e aksidenteve, pasi këtë vit kemi rritje të numrit të aksidenteve në krahasim me vitin e kaluar. Janë duke u ndërmarr masa ligjore më të rrepta për dritë të kuqe dhe tejkalim në vijë të plotë, këto kur nuk respektohen po shkaktohen aksidentet”, tha ndër të tjera për Telegrafin, major Milaim Fejzullahu, komandant i trafikut rajonal për regjion të Prishtinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?