LAJMI I FUNDIT:

Për të qenë gjithmonë në modë

Për të qenë gjithmonë në modë

Sa shpesh të ndodh ta kesh dollapin plot dhe të thuash "S'kam asgjë për të veshur"?! Kjo ndodh sepse blerjet e tua nuk bëhen ashtu siç duhet, blen diçka që të pëlqen kur e sheh, por që pastaj nuk di se me çfarë ta veshësh, si ta kombinosh, thua që s'të shkon...

Nëse edhe me ty ndodh kështu, atëherë lexoni disa nga këshillat tona për të mos bërë më gabime në blerje.

Një pafundësi stilistësh nga e gjithë bota paraqesin modelet dhe stilimet e tyre dhe përgjithësisht ne kemi tendencën të kopjojmë gati çdo model që shohim nëpër revistat e modës. Në raste të tjera, thjesht jemi ëndërrimtarë dhe nuk e iluzionojmë veten se mund ta kemi atë fustanin fantastik që ka veshur ajo modelja me forma të përsosura … Nuk është e thënë që ju të merrni çdo detaj nga sfilatat e modës, prandaj po ju japim disa këshilla që duhet t’i keni parasysh.* Si fillim fiksojeni mirë në mend: jo gjithçka që ekspozohet në pasarela duhet të përshtatet në jetën reale. Në të kundërt, do të rrezikoni të dukeni absurde dhe gati qesharake. Ndiqeni modën, por jo në ekstremet e saj.

* Duhet te dini që, s’është e thënë se mjafton vetëm firma e një stilisti të njohur për të të bërë të dukesh bukur.


* Është e rëndësishme të viheni në dijeni të faktit se edhe nëse nuk keni mundësinë të përvetësoni veshje të caktuara firme, nuk është e thënë se duhet të hiqni dorë nga cilësia. Përqendrohuni dhe organizohuni që të arrini të kurseni dhe të përvetësoni të paktën ndonjë lloj aksesor firme, të cilët janë në gjendje të bëjnë diferencën në imazhin tuaj, të tillë si: syze, rripa dhe çanta.* I njëjti rregull vlen edhe për bizhuteritë dhe aksesorët që përfshihen në këtë klasë. Janë të shtrenjtë, por janë menjëherë të dukshëm dhe në gjendje të të falin shumë finesë, klas dhe elegancë. Mjafton të keni qoftë edhe një ose dy, e rëndësishme më pas është që të dini t’i kombinoni dhe përshtatni me gardërobën tuaj.

* Kërkoni dhe bëni tuajën të paktën një fustan, një veshje të veçantë në ngjyra dhe stil, duke e përshtatur më së miri me personalitetin tuaj. * Mos harroni që t’i hidhni herë pas here një sy stacioneve televizive të dedikuar sfilatave dhe aktiviteteve që merren me industrinë e modës. Sigurisht që në shumicën e rasteve ju mund vetëm t’i ëndërroni veshjet që propozohen nga stilistët, por tregohuni të vëmendshme dhe përvetësoni hilen. Jo domosdoshmërisht duhet të keni veshjen origjinale, por nëse arrini të kuptoni format, stilet dhe modelet, ju mund të realizoni veshjet që ju tërheqin edhe vetëm duke blerë copa dhe duke iu drejtuar rrobaqepëses suaj më të besuar. Nëse e nuk mund të keni origjinalin, fare lehtë mund të realizoni një kopje të përkryer. /Telegrafi/ Profil: Nora Fejza

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Fëmijët do të kenë sukses nëse zhvillojnë këto pesë tipare, pohon ekspertja

Fëmijët do të kenë sukses nëse zhvillojnë këto pesë tipare, pohon ekspertja

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Në çift
Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Këshilla dhe arsye
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Në çift
Kalo në kategori