Për herë të parë pas 84 vitesh, ngrihet një pjesë e Ujëvarës së Niagarës (Video)

5:"© AP
Disa pjesë të Ujëvarës së Niagarës, janë ngrirë nga temperatura e ftohtë prej - 31 gradë Celsius që përfshiu të gjithë pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara.
Ky fenomen u përsërit pas 84 vitesh, meqë herën e fundit kjo ndodhi gjatë vitit 1933, transmeton Telegrafi.
Shumë turistë janë mbledhur për të parë këtë bukuri natyrore, që kësaj radhe kishte pamje të kristaltë.
Në anën tjetër, pasojat e të ftohtit po i vuajnë ata që udhëtojnë gjatë festave, pasi ngricat po u shkaktojnë telashe gjatë vozitjes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































