LAJMI I FUNDIT:

Për sigurinë duhen masa preventive, ndëshkimi masë e vonë

Për sigurinë duhen masa preventive, ndëshkimi masë e vonë

Rasti i mbytjes së dy fëmijëve në lagjen “Kolovicë” të Prishtinës, dhe vdekja e vajzës tre vjeçe, si pasojë e shembjes së murit në Qendrën Historike në Prizren, dëshmuan se institucionet kosovare kanë dështuar në marrjen e masave të nevojshme për parandalimin e tragjedive të tilla.

Edhe po të ndodhë ndëshkimi i përgjegjësve të këtyre vdekjeve tragjike, do të jetë masë tepër e vonë, konsideron hulumtuesja në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Sofije Kryeziu, shkruan “Koha Ditore”.

Institucionet e Kosovës, sipas saj, nuk i kanë kushtuar dhe nuk po i kushtojnë vëmendje sigurisë publike. Në një intervistë për “E diela me Kohën Ditore”, Kryeziu ka thënë se ndër kategoritë më të ndjeshme ndaj sigurisë publike janë fëmijët.


Sipas saj, institucionet shtetërore janë ato që kanë përgjegjësinë kryesore për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët, duke përfshirë fëmijët. Por Kryeziu ka theksuar se një rol të rëndësishëm për sigurinë e moshës më të re të shoqërisë e kanë edhe familjet.