Nga: Bajram Mjeku
Në tetor të vitit 2007, autori i këtyre radhëve vizitoi Mbretërinë e Bashkuar. Sipas protokollit ishte ftuar të ligjërojë znj. Samantha Cohen, sekretarja për Shtyp e Mbretëreshës Elizabeth në Buckingham Palace. Prania e saj shkaktoi ndjesi të veçantë. Gjithë jetën më kanë intriguar mbretëritë e botës, por asnjëra më shumë se anglezja në Ishull dhe shqiptarja në Gadishull, derisa kjo e fundit ishte më jetëshkurtëra pas Mbretërisë malazeze.
Sekretarja për Shtyp, një zonjë e zgjuar dhe e hijshme, pamja e së cilës i shkonte aq shumë rrëzëllimit mbretëror, foli me elokuencë për Mbretërinë angleze, ndër më të vjetrat e qytetërimit evropian. Erdhi radha të flas dhe në fund bëra një sinopsis për dhjetë vjet të Mbretërisë shqiptare në Gadishull. Fjala u mbyll me migrimin e çiftit mbretëror shqiptar dhe suitës së Tij, e cila një kohë kishte jetuar edhe në Londër dhe kurrë s’u kthye në atdhe. Sekretarja për Shtyp në fillim u habit, pastaj pyeti:
– Familja juaj mbretërore ka jetuar në Londër? Pse kaq jetëshkurtër, si ndodhi kështu?!
Mbretëria shqiptare ishte e paafirmuar. Në dhjetë vjet ekzistimi të saj, më shumë se mbretëri është parë me përbuzje në Gadishull. Një popull me shumicë analfabete, i rrethuar me armiq qindvjeçarë dhe vetëm me 16 vjet shkëputje nga Perandoria Osmane, zor të kuptonte Evropën dhe t’i ngriste skelat për evropeizimin e Shqipërisë.
Mbretëria shqiptare kalonte stinën e vetmisë së gjatë. Çatin Saraçi, këshilltar politik i mbretit Zog thotë se kur Mbreti dëgjonte se në hotelet e Tiranës ishte akomoduar ndonjë vizitor i huaj, të cilëve më shumë se kurreshtja për të vizituar Shqipërinë u kishte rënë rruga të preftonin, Zogu dërgonte shpurën e tij dhe i ftonte për të biseduar me nge në Pallatin Mbretëror.
E injoruar nga mbretëritë ballkanase dhe e papërfillshme nga ato evropiane, shqiptarja sikur u tund nga përgjumja e madhe. Në fund të vitit 1930, dijetari dhe filologu kroat, Milan Shuflaj u ftua të vizitojë Shqipërinë. Akademia e Vjenës i kishte propozuar të vazhdonte botimin e tretë të Acta Albaniae. Dijetari kroat u prit solemnisht nga mbreti Zog dhe kryeministri, Pandeli Evangjeli. Në janar të vitit 1931, Shuflaj para deputetëve në Parlamentin shqiptar, shpalosi projektin e Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia dhe të Historia e Shqipërisë. Parlamenti shqiptar urdhëroi Qeverinë që në llogari të Shuflajt të derdhte shumën prej 75 mijë franga ari, që sot është e barabartë me rreth katër milionë dollarë amerikan. Shuma ishte e madhe për Shqipërinë e varfër.
Historia e Shqipërisë nuk u shkrua. Një muaj më vonë, organizata terroriste Mlada Jugosllavia kreu atentat kundër Shuflajt. Atentati ndodhi derisa Shuflaj kthehej në shtëpinë e tij në Zagreb. Atentatorëve pak ditë para aktit, u kishte mbajtur leksion politik mbreti serb, Aleksandar Karagjorgjeviq. Atentatorët në fillim i dërguan Shuflajt letër kërcënuese, pastaj e vranë. Shefi i atentatorëve, Branko Zverger, nëntë vjet pas atentatit përfundoi në çmendi. Shuflaj i emocionuar, projektin shqiptar e kishte biseduar me studiuesit serbë, prandaj u dekonspirua dhe i kushtoi me jetë. Një histori afirmative për shqiptarët dhe Shqipërinë, ishte kërcënim për serbët dhe Serbinë.
Paradokseve shqiptare nuk u dukej fundi. Katër vjet më vonë, botuesi amerikan Robert McBride në Nju-Jork, i propozoi diplomatit shqiptar, Faik Konica të shkruante historinë e Shqipërisë. As Konica nuk e mbaroi. Pa provuar paragjykime, historia e Konicës do të ishte më e arrirë se e kroatit Shuflaj. Konica ishte erudit i madh dhe kishte dije të jashtëzakonshme jo vetëm për Shqipërinë dhe Gadishullin e Madh. Projekti nuk iu dha, pse mbreti Zog kishte smirë ndaj tij. Trembëdhjetë vjet Konica ishte ambasador fuqiplotë i Mbretërisë Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por marrëdhënie normale nuk patën kurrë. Projekti për historinë e Shqipërisë doli të jetë ters. Shuflaj u vra pse nisi të shkruante historinë e Shqipërisë dhe Konica nuk e përfundoi pse bënte jetë mondane dhe ndjehej i harruar.
Serbia më shumë se të ngulfatur, Shqipërinë e donte të vdekur përballë Evropës. Atentati ndaj Shuflajt e faktoi këtë. Kur serbët bën atentat në dijetarin kroat, që Shqipëria të mos kapërcente jashtë Gadishullit, për habinë e të gjithëve bënin të kundërtën për veten. I ashtuquajturi krah zenitist kërkonte “ballkanizimin e Evropës”. Ky krah, anarkist në formë e përmbajtje, përfaqësonte misticizmin e çuditshëm midis pansllavizmit dhe dekadentizmit rus dy shekuj më parë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
ASHIK QERIBI
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR
Historia e shqiptares Laskarina Bubulina, Heroinës Kombëtare të Greqisë!
FERRI E PARAJSA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme