Zjarri që ka kapluar disa pjesë të Sydney ka bërë që ky qytet të mbulohet nga tymi, derisa mjekët kanë paralajmëruar banorët e qytetit më të madh australian që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Lagjet e ndryshme të Sydney mezi po shihen edhe nga ajri për shkak të tymit, kurse cilësia e ajrit po cilësohet si shumë i rrezikshëm, transmeton Telegrafi.


1 224

Shumica e banorëve të New South Wales po rrezikohen në masë të madhe nga ky tym i zjarrit, ndërsa deri më tani janë regjistruar 48 vatra të zjarrit.

2 86

Kujtojmë që zjarret kanë shkatërruar 577 shtëpi në New South Wales, kjo për shkak të temperaturave të larta dhe thatësisë që ka kapluar këtë vend. /Telegrafi/