Për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, ndalohet një person nga Tetova

policia mk radar policia mk radar
Të enjte në ora 17:45 në pikën e pagesës rrugore në autostradën Tetovë-Gostivar, pjesëtarë të policisë së Gostivarit ka ndaluar personin I.A. (31) nga fshati Çellopek i Tetovës.
Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai po drejtonte mjetin tip ” Golf” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 151 kilometrash në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































