Për shkak të gripit zgjatet pushimi, mbyllen kopshte e shkollat

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, në kuadër të masave për parandalimin e virusit të gripit, ka vendosur që çerdhet, kopshtet dhe shkollat të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën e ardhshme.
Sipas kësaj ministrie, numri i qytetarëve me grip të paraqitur në qendrat shëndetësore është në rritje dhe për këtë arsye çerdhet, kopshtet dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura në datat 4-7 janar, raporton Top Channel.
“Moti i ftohtë në ditët në vazhdim krijon kushte të favorshme për përhapjen e virusit”, lexohet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































