LAJMI I FUNDIT:

Për plazh në Divjakë, bukë e çadër me vete

Për plazh në Divjakë, bukë e çadër me vete

Pushues të shumtë kanë zgjedhur që këto ditë me temperatura të nxehta t’i kalojnë në Divjakë.

Një plazh me hapësirën më të madhe ranore, që karakteristikë të tij ka ujërat e cekëta dhe të pastra.

Çmimet e lira të shezlongëve apo në restorante janë një tjetër arsye që plazhi i Divjakës tërheq pushues nga qytete të ndryshme të vendit dhe jo vetëm.


Vija bregdetare e Divjakës ofron një plazh të sigurt për fëmijët, të cilët mund të luajnë në rërën e pastër.

Një bregdet i lirë prej dhjetëra kilometrash shfrytëzohet nga të gjitha grupmoshat për të bërë ecje apo vrapuar në ajrin e freskët.

Bashkia e Divjakës këtë vit ka zgjeruar hapësirën e plazhit, duke u dhënë mundësi pushuesve të frekuentojnë edhe zonat, të cilat më parë ishin të pamundura për të qëndruar, duke bërë pastimin dhe rregullimin e territorit./Tv Klan