LAJMI I FUNDIT:

Për një muaj 608 mërgimtarë nga Kosova u kthyen në Gjermani të infektuar me COVID-19

Për një muaj 608 mërgimtarë nga Kosova u kthyen në Gjermani të infektuar me COVID-19

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, ka bërë të ditur se vetëm brenda 4 javësh në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë shkuar 608 persona të infektuar me COVID-19.

Me këtë rast Ambasada e Kosovës në Gjermani u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të respektojnë rekomandimet shëndetësore, dhe po ashtu sapo të hyjnë në Gjermani t’u nënshtrohen testeve.

Përndryshe kjo ambasadë thotë se do të ballafaqohen me masa të ashpra nga autoritetet gjermane.


Ky është njoftimi i plotë:

Të dashur Bashkatdhetarë!

Në bazë të numrave të fundit të hartuar nga Robert Koch Institut, në katër javët e kaluara në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë ardhur 608 persona të infektuar me COVID 19. Të gjithë këta shtetas tanë (me shtetësi të Kosovës, me shtetësi të dyfishtë apo me shtetësi të Gjermanisë) që kanë qëndruar në vendlindje paraqesin numrin më të lartë të të infektuarve që janë kthyer në Gjermani pas pushimeve. (Pasuar nga Serbia me 227 persona, Turqia 166, Bosnja e Herecegovina 105 etj.).

Ju lutemi të bëni kujdes gjatë pushimeve në Kosovë dhe të zbatoni udhëzimet e Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Apelojmë po kështu që posa të futeni në territorin e Gjermanisë të bëni testet- në aeroporte dhe vendbanimet ku jetoni. Përndryshe do të ballafaqoheni me masa të ashpra nga autoritetet gjermane.

Ruajeni veten dhe të afërmit tuaj: Distancë, Maskë, Higjienë!

Me respekt,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori