Për ndërprerjen e punës së ''Jugohrom'' Xhaferi mendon se është vetëm për zgjedhje (Foto)
Udhëheqësi i lëvizjes për mbrojtjen e mjedisit ''Eco Guerilla'', Arianit Xhaferi, është prononcuar në lidhje me ndërprerjen e punës të kombinatit që për vite ka ndotur ajërin e Pollogu, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Arianit Xhaferi në Facebook ka shkruar ''Hapi i parë i rëndësishëm por duhet të shohim sa gjatë do ngelet mbyllur. Deri në vënien e filtrave apo vetëm sa të kalojnë zgjedhjet. Do kërkojmë info për të parë çfarë saktë po ndodh. Nëse nuk është mbyllur deri në vënien e filtrave, atëherë i shërben vetëm fushatës parazgjedhore... të presim e të shohim. Pa eufori.'' ka shkruar Xhaferi./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































