LAJMI I FUNDIT:

“Për mua, më mirë pa Neymarin”

“Për mua, më mirë pa Neymarin”

Largimi i verës së Neymarit në Paris Saint-Germain mund të ketë qenë një goditje për shumicën e lojtarëve dhe stafit në Barcelonë, por për Jordi Albin që luan si mbrojtës i majtë, ai ka hapur më shumë hapësirë në anën e tij të fushës.

Neymar u larguar gjatë verës drejt Paris Saint-Germain në një lëvizje befasuese për gjigantët katalunas, duke thyer rekordin botëror të transferimeve me 222 milionë euro.

Por, largimi i yllit brazilian nuk e zemëron aspak mbrojtësi Jordi Alba, i cili ka theksuar se për të më mirë është pa Neymarin pasi po mund të luaj më shlirë edhe në sulm.


Ronaldo: Largimi i Neymarit nga Barça ishte i ngjashëm me largimin tim
Lexo po ashtu Ronaldo: Largimi i Neymarit nga Barça ishte i ngjashëm me largimin tim

“Unë tani kam më shumë hapësirë për të luajtur dhe, sinqerisht, është shumë më mirë për mua [pa Neymarin]”, ka thënë fillimisht Alba në një intervistë për Mundo Deportivo.

Neymar dhe Alba duke festuar një gol te Barcelona (Getty Images)

Pavarësisht avantazheve personale të lëvizjes së brazilianit në PSG, Alba e pranoi se humbja e 25-vjeçari ishte e turpshme.

“Ai është një lojtar i madh, i cili vendosi të largohet për shkak të rrethanave, ndjenjave apo mendimeve të tij”, vazhdoi spanjolli.

Messi: Nuk e kam ditur që Neymar do të largohet deri në momentin e fundit
Lexo po ashtu Messi: Nuk e kam ditur që Neymar do të largohet deri në momentin e fundit

“Megjithatë, shumë më tepër njerëz që mund të bëjnë punë të madhe kanë qëndruar dhe jam i lumtur me ata që janë këtu”, përfundoi mbrojtësi i Barçës.

Tashmë këtë sezon Jordi Alba ka pesë asistime në LaLiga në emrin e tij, duke treguar rëndësinë e tij në sulm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori