LAJMI I FUNDIT:

Për dy muaj 188 qytetarë kanë kërkuar vërtetime nga FSSh për sëmurje jashtë vendit

Për dy muaj 188 qytetarë kanë kërkuar vërtetime nga FSSh për sëmurje jashtë vendit

Nga 1 korriku ky vërtetim vlen edhe për Republikën e Shqipërisë ndërsa me Greqinë vend jonë akoma nuk ka marrëveshje për sigurim social, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjithsej 188 formularë dygjuhësorë ka lëshuar Fondi për shëndetësi (FSShM) në maj dhe qershor, qytetarëve të cilët do të shkojnë në pushime jashtë vendit ose dëshirojnë të sigurohen që do të pranojnë kontroll mjekësor nëse për sa kohë janë jashtë vendit do të kenë nevojë për një gjë të tillë.

Për vitin e kaluar për pushim veror ose udhëtim turistik kanë qenë 300 nga gjithsej 1.750 formularë të lëshuar nga Fondi për shërbime urgjente dhe të domosdoshme shëndetësore jashtë vendit. Me këtë dokument ju garantohet pranimi i ndihmës mjekësore. Për shembull, nëse ndjeheni keq, nëse priteni apo ju kafshon ndonjë insekt.


Po ashtu janë të mbuluara edhe intervenimet e domosdoshme për largimin e rrezikut për jetën, derisa të mundësohet kthimi në vendin amë të persona të siguruar të FSShM.

Vërtetimet për qëndrim të përkohshëm (turistik/pushim/) lëshohen në kohëzgjatje prej 30 ditësh – sqarojnë nga Fondi.

Ku dokument vlen për 17 shtete me të cilët Maqedonia ka marrëveshje për sigurim social. Nga vendet turistike në mesin e shteteve janë Turqia, Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria, Italia, ndërsa nga një korriku ky vërtetim vlen edhe për Shqipërinë, por jo dhe për Greqinë.

Vendet tjera ku vlen kjo marrëveshje janë Gjermania, Austria, Sllovenia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Çekia, Holanda, Luksemburgu, Belgjika, Franca dhe Sllovakia.

Varianti tjetër është të blini sigurim pasagjerësh. Dallimi është dokumenti i dytë vlen ku do që të doni, e jo vetëm te shtetet me të cilat FSSh ka marrëveshje. Sigurimi i pasagjerëve kushton përafrsisht 200 denarë për periudhë 15 ditore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori