LAJMI I FUNDIT:

Për çdo orë që vraponi, ju mund të jetoni shtatë orë më shumë

Për çdo orë që vraponi, ju mund të jetoni shtatë orë më shumë

Studimet e fundit kanë treguar se vrapimi jo vetëm që është i mahnitshëm për ta mbajtur formën e trupit, për përmirësimin e disponimit dhe përmirësimin e epshit seksual, por edhe për zgjatjen e jetëgjatësisë.

Sipas studimit të ri nga Universiteti Shtetëror i Iowas, vrapimi për vetëm një orë mund t’jua zgjatë jetën deri në shtatë orë, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë se personat të cilët vrapojnë rregullisht jetojnë përafërsisht tri vite më gjatë se personat të cilët nuk vrapojnë – dhe kjo mbetet e vërtetë edhe nëse vrapuesit konsumojnë alkool, duhan apo janë mbipeshë.


Hulumtuesit pohojnë se vrapimi për 60 minuta në javë është mënyra më efektive për zgjatjen e jetëgjatësisë. Pra, nuk ka fare rëndësi se sa gjatë apo sa shpejtë vraponi, dhe gjithashtu rreziku i vdekjes së parakohshme reduktohet deri në 40 për qind posa të filloni vrapimin.

Në krahasim me këto shifra, ecja dhe çiklizmi supozohen ta zvogëlojnë atë rrezik për vetëm 12 për qind.

Pra, nëse veç dëshironi të jetoni tri vite më gjatë, është mirë t’i pastroni këpucët e vrapimit dhe t’ia filloni vrapit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori