Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, që nga 14 korriku 2016, kur ka hy në fuqi Konventa e Apostiles, ka lëshuar mbi 13 mijë vula apostile për dokumente të ndryshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë në shtete të jashtme.
Aderimi i Kosovës në Konventën e Hagës për heqjen e kërkesës për legalizimin e dokumenteve të huaja publike, apo siç njihet ndryshe Konventa Apostile, u ka krijuar shumë lehtësira qytetarëve nga Kosova sa i përket legalizimit të dokumenteve të ndryshme.
Udhëheqësi i Divizionit për Shërbime Konsullore në MPJ, Arton Krasniqi ka thënë se në Konventën e Apostiles Republika e Kosovës është pranuar nga 83 shtete.
Krasniqi ka folur për përfitimet që kanë qytetarët e Kosovës me hyrjen në fuqi të kësaj konvente. “Nga momenti i hyrjes në fuqi të kësaj konvente, qytetarët e Republikës së Kosovës kanë një përfitim jashtëzakonisht të madh, pasi që nuk do të kenë më nevojë të legalizojnë dokumente në shumë institucione vendore dhe Ambasada të huaja”, ka thënë ai.
Dhënia e vulave apostile në Divizionin e Shërbimeve Konsullore në kuadër të MPJ-së bëhet me procedurë mjaftë të shpejtë. “Vulat e para janë lëshuar që nga 18 korriku 2016 dhe deri më tani kemi mbi 13 mijë vula apostile të lëshuara pa pagesë, me një procedurë jashtëzakonisht të shpejtë”, ka deklaruar Krasniqi.
Deri më tani, ky shërbim në MPJ ka qenë pa pagesë. Ndërkohë, nga fillimi i vitit, kjo pas hyrjes në fuqi të rregullores për lëshimin e vulës apostile, ky shërbim do të jetë me pagesë.
“Konventa e Hagës për Heqjen e kërkesës për Legalizimin e dokumenteve publike të huaja, është krijuar për të lehtësuar verifikimin e ligjshmërisë së dokumenteve publike të lëshuara në një Shtet Kontraktues dhe qarkullimin e lirë të tyre si dhe marrjen e dokumentit të njëjtë publik në të gjitha Shtetet Kontraktuese pa hyrë në proces të legalizimit të atij dokumenti publik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore
Toshkovski: Numër i madh i pasaportave janë ndryshuar, letërnjoftimet do të vlejnë deri në afatin e tyre të skadimit
Misteri i ngjarjes në Astir, zbulohet identiteti i djalit që fshihej pas vajzës që telefonoi policinë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025