Vazhdojnë denoncimet për kafshimet nga qentë endacak. Dy raste janë denoncuar vetëm gjatë ditës së mërkurë, kur një 36 vjeçar nga Tetova është kafshuar nga një qen endacak. Poashtu të mërkurën mbrëma një 57 vjeçare me iniciale G.K nga fshati Bërvenicë ka denoncuar se në këtë fshat është kafshuar nga një qen endacak.
Të dhënat e fundit nga Policia e Tetovës tregojnë se këtë vit ka rritje të numrit të denoncimit nga qytetarët për kafshime nga qentë endacak. Sipas policisë së Tetovës, këtë vit janë denoncuar 45 kafshime nga qentë endacak në Tetovë dhe 23 në Gostivar. Gjatë vitit të kaluar në Polici ishin denoncuar 60 kafshime nga qentë endacak në Tetovë dhe 36 në Gostivar. Shumica e këtyre kafshimeve kanë ndodhur në rrugët kryesore të qytetit, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes. Në ndërkohë nga komuna e Tetovës për këtë vit ende nuk kanë hapur tender për trajtimin e qenve endacak.
Nga komuna e Tetovës thonë se problemi me trajtimin e qenve endacak është një problem kompleks dhe nuk është problem që tangon vetëm qytetarët e Tetovës por edhe komunat tjera. “Ka një kërkesë nga këshilltarët e komunës së Tetovës që në seancën e radhës ta vendosim si pikë të diskutimit rreth kësaj çështje dhe marrjen e një vendimi ose hapi që do të jetë edhe zgjidhje e përhershme e këtij problemi”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.
Ditë më parë, kryetari i komunës së Gostivarit doli me propozim që në nivel të shtetit të ndërtohet një strehimore për trajtimin e qenve endacak. Nga komuna e Tetovës thonë se do të mbështesin një zgjidhje që do të ishte afatgjate. “Pasi që është problem i të gjitha komunave, çdo propozim që do të jetë zgjidhje afatgjate dhe për të gjithë komunat ne do e përkrahim, jo vetëm nga kryetari i Gostivarit, por secili kryetar që mund të jep propozim ne do e mbështesim. Edhe ne do të kemi propozimet tona, do t`i diskutojmë në këshill dhe të marrim një vendim për këtë fenomen i cili është vite me radhë në komunat e Maqedonisë”, tha Durmishi.
Vitin e kaluar komuna e Tetovës kishte ndarë mjete për trajtimin e qenve endacak, duke lidhur një kontratë me një shoqatë me emrin Amos, por ky variant u tregua i pasuksesshëm, pasi që në rrugët e Tetovës ka shtim enorm të numrit të qenve endacak. Zgjidhja ishte kërkuar në nivel të komunave të Pollogut, me ndërtimin e një strehimore në Vrapçisht, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje pozitive në këtë drejtim. Dhe derisa komunat ende kërkojnë zgjidhje, në rrugë qytetarët gjithnjë e më shumë janë të rrezikuar nga qentë endacak./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame